Zjarr në një pallat pranë “Freskut” në Tiranë, një i vdekur në ashensor.

589
Një person ka humbur jetën pasi një zjarr ka rënë në ashensorin e një pallati në zonën e Freskut, në Tiranë.
Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të vënë nën kontroll situatën.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Para dy ditësh u përfshi nga flakët edhe një banesë private 2-katëshe që banohej nga katër familje, në vendin e quajtur rrugica e “Tisazhit”, në qytetin e Shkodrës.
Zjarri shkaktoi vetëm dëme materiale, pasi familjarët arritën të dilnin jashtë në momentin e zjarrit.
Sigal