Zjarr në një karburant në Gana, 200 persona të vdekur

464
Zjarri i shpërthyer në një pikë karburanti, në kryeqytetin ganez Akra, dhe më pas i përhapur në zonën përreth ka shkaktuar deri tani 200 të vdekur, sipas burimeve qeveritare.
”Shërbimet e sigurisë dhe atë të emergjencës kanë konfirmuar zyrtarisht deri tani 200 të vdekur”, deklaroi presidenti ganez, John Dramani Mahama.
”Një rrjedhje nafte nga pika e karburantit shkaktoi shpërthimin e fuqishëm që vrau dhjetëra persona, në ndërkohë që kërkonin strehë nga një shi i fuqishëm që përmbyti qytetin”, shtoi ai.
“Zjarri u përhap shpejt në një farmaci dhe në disa banesa aty pranë duke marrë jetë të tjera njerëzish”, theksoi Mahama. “Kjo është një tragjedi kombëtare”, deklaroi ministri i Brendshëm, Mark Ëoyongo. Duke filluar nga e hëna, qeveria dekretoi tri ditë zi kombëtare.
Sigal