Zhduket avioni me 5 persona në bord

525
Një avion i vogël me pesë persona në bord është zhdukur në lindje të provincës Papua në Indonezi.

Melkianus Kotta, shef i agjencisë lokale për kërkime dhe shpëtim, tha se avioni është zhdukur gjatë fluturimit të shkurtër në një rajon malor.

Ai tha se avioni ishte nisur në ora 11.00 sipas kohës lokale dhe kishte humbur kontaktin pak kohë para uljes që ishte planifikuar rreth orës 11:25.

Në avion ndodheshin dy pilotë, një indonezian dhe një holandez, si dhe tre udhëtarë indonezianë.
Sigal