Zgjedhjet në Turqi, Erdogan bën thirrje për formimin e qeverisë së re

559
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje partive politike ne vend të lënë mënjanë egon e tyre politike dhe të formojnë qeverinë sa më shpejt të jetë e mundur.
Kjo është hera e parë që kreu i Turqisë flet në publik që kur partia e tij AKP humbi shumicën parlamentare në zgjedhjet e 7 qershorit.
Nga Ankaraja, ku edhe mbajti fjalimin, Erdogan tha se të gjitha palët duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve si një vullnet të popullit.
AKP po përpiqet të krijojë një koalicion qeveritar, por duket se asnjë nga partitë politike nuk do të bashkojë forcat me të.
Teksa ka thyer heshtjen e tij në një ceremoni diplomimi të studentëve në kryeqytetin turk, Erdogan paralajmëroi se historia do të gjykojë të gjithë ata që u larguan nga Turqia me harresë politike.
Ai tha se do të bëjë atë që i takon në gjetjen e një zgjidhje duke shtuar se askush nuk duhet të dyshojë në përmbushjen e detyrimeve të tij në bazë të kushtetutës.
Sigal