Zgjedhjet në Gjermani, socialdemokratët refuzojnë të qeverisin me Merkel

546
Pas publikimit të exit polleve të para në Gjermani, ku partia e Angela Merkel udhëheq duke marrë në këtë mënyrë mandatin e katërt për të qeverisur vendin, por me anë koalicionit, ka reaguar Partia social-demokrate.
Në një deklaratë, partia social-demokrate njoftoi se nuk dëshironte më të formonte koalicion me konservatorët në qeverinë e ardhshme të Angela Merkel dhe se preferonte të mbante vendin e opozitës në Parlament, pas një dështimi me përmasa historike në zgjedhjet legjislative.
“Ne kemi marrë një mandat të qartë nga zgjedhësit për të dalë në opozitë”, deklaroi një prej zyrtareve të partisë, Manuela Schëesig për stacionin televiziv ZDF.
“Për ne, koalicioni i madh me konservatorët përfundon sot”, shtoi ajo.
Sipas exit polleve deri tani në Bundestagun gjerman futen 6 parti politike.
Rezultatet
CDU/CSU 32.7 %
SPD 20.2%
Partia e Gjelbër 9.4%
AFD 13.4%
Të majtët 8.9 %
Liberalët 10.5 %
Sigal