Zgjedhjet, Luzi apel qytetarëve të votojnë: Testi i radhës për Shqipërinë

394
Kryetarja e Komisionit Qëndror Zgjedhor, Lefterie Luzi, ka hedhur votën e para ndër përfaqësuesit e lartë të institucioneve shtetërore. Nga Akademia e Arteve ku ushtroi të drejtën e saj si qytetare, Luzi bëri thirrje për pjesmarrje masive në votime. “Ju bëj thirrje qytetarëve të shkojnë të gjithë pranë qëndrave të votimit sepse këto zgjedhje janë testi i radhës së Shqipërisë. U bëj thirrje dhe grave të cilat duhet të jenë sot pjesë e votimit edhe për një arsye më shumë për shkak se përfaqësimi i tyre në këshillat bashkiak do jenë 50%. U bëj thirrje edhe votuesve për herë të parë që kësaj radhe do jenë pjesë e proçesit dhe të ardhmes së Shqipërisë”.
Luzi shtoi se KQZ ka mundësua krijimin e infrastrukturës zgjedhore në të gjithë vendin. “KQZ ka punuar deri në orët e para të mëngjesit për të mundësuar krijimin e infrastrukturës që sot cdo qytetar të ketë mundësi të votojë dhe çdo qender votimi të jetë e hapur”. Lidhur me hapjen e Qendrave të Votimit në Kurbin, Luzi tha se nuk ka informacion nëse janë hapur apo jo, por sipas saj materialet zgjedhore janë shpërndarë.
“Informacionin do ta marrim më vonë, por baza materiale është shpërndarë në gjithë Kurbinin”.
Lidhur me votimin e zgjedhësve fiktivë të përfshirë në listat zgjedhore në Durrës dhe Kavajë dhe paralajmërimin e PD, se nuk do lejohen të votojnë, Luzi tha:
“Kjo është deklaratë e një subjekti zgjedhor , s‘ ka bazë ligjore për të bërë diçka të mundshme për faktin se KQZ ka vendosur tashmë dhe vendimarrja e saj është e detyrueshme për tu zbatuar nga të gjithë” deklaroi ajo me urimin për një proçes zgjedhor të qetë.
Sigal