Zgjedhjet e 18 qershorit, padi e re në Kolegjin Zgjedhor për çregjistrimin e listave të kandidatëve

    49
    Pas kërkesës së Partisë Agrare Ambientaliste, si pjesë e opozitës për çregjistrimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit, një tjetër padi e re është dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor.
    Padia është depozituar nga Partia Aleanca Popullore, e cila kërkon çregjistrimin e listave të kandidatëve për deputetë që marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, pasi sipas saj janë shkelur afatet. Në orën 15:30 pritet të hidhet shorti për anëtarët e Kolegjit Zgjedhor.
    Ndërkohë Kolegji zgjedhor do të mblidhet më 18 maj në orën 12:00 për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Agrare Ambientaliste, pjesë e opozitës për çregjistrimin e listave të kandidatëve.

    Kolegji Zgjedhor hodhi pak ditë më parë shortin për çështjen ku u vendosën pjesë e trupës që do të shqyrtojë kërkesën e PAA-së, gjyqtarët Gjin Gjoni, Ridvan Hado, Sotiraq Lubonja, Tomor Skreli si dhe Artur Malaj. PAA kërkon çregjistrimin e listave të kandidatëve për deputetë, pasi sipas saj regjistrimi është bërë jashtë afateve ligjore.

    PAA kërkon çregjistrimin e listave të kandidatëve për deputetë, pasi sipas saj regjistrimi është bërë jashtë afateve ligjore.

    5 gjyqtarët do të vlerësojnë vlefshmërinë ose jo të pretendimeve të PAA-së për shkeljen e afateve ligjore të dorëzimit të listave në KQZ nga partitë politike.

    Të mërkurën e 10 majit, përmes Partisë Agrare Ambientaliste, opozita ankimoi listat e kandidatëve për deputetë të partive politike të cilat kanë vendosur të shkojnë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

    Këto lista të shumicës parlamentare janë cilësuar si të paligjshme nga opozita, me argumentin se dita e fundit për dorëzimin e listave në Komisionin Qëndro të Zgjedhjeve ishte 28 prilli dhe jo data 29.

    Opozita do të përfaqësohet në Kolegjin Zgjedhor nën siglën e Partisë Agrare Ambientaliste të Agron Dukës, si i vetmi subjekt i këtij grupimi i regjistruar në zgjedhje.

    Çuarja në Kolegjin Zgjedhor të listave duket se është një skenar i Partisë Demokratike për t’i bërë ligjërisht të pamundura zgjedhjet pa pozitën.