Zgjedhjet 2017, KQZ shton një njësi, në qershor me 90 ZAZ

462
Sigal

Hartës së zonave
të Administrimit të zgjedhjeve u shtohet një tjetër njësi. Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve miratoi ditën e premte projektvendimin në kuadër të përgatitjes për
zgjedhjet e përgjithshme të qershorit të vitit të ardhshëm.




Sipas këtij vendimi, zonat e administrimit të materialit
zgjedhor, ato që njihen ndryshe si ZAZ do të jenë 90 të tilla, nga 89 që kanë
qenë në zgjedhjet e kaluara.




Në këto zona do të grumbullohen kutitë dhe procesverbalet e
qendrave të votimit dhe do t’i nënshtrohen numërimit.




Vendimi u miratua me gjashtë vota të anëtarëve të KQZ-së.