Zgjedhja e anëtarëve të KLP dhe KLGJ me konsensusin e opozitës

    54
    Pas disa orë negociatash është pranuar propozimi i Partisë Demokratike për zgjedhjen me konsensusin e opozitës të anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Po cila është formula e zgjedhjes së këtyre anëtarëve që zhbllokoi më në fund ngërçin e reformës në drejtësi duke i hapur rrugë votimit në Kuvend.
    Nga 11 anëtarë të KLGJ, 6 i zgjedh trupa e gjykatesve, ndërsa 5 zgjidhen nga Kuvendi. Komisioni ad-hoc duhet të miratojë një listë, e cila duhet të marrë katër nga pesë votat. Në rastet se kjo listë bllokohet, komisioni harton një listë të dytë. Nëse edhe kjo bllokohet, atëherë bëhet zgjedhja me short e listës së tretë. Pas këtij propozimi hibrid të ndërkombëtarëve të gjitha palët dhanë aprovimin e tyre dhe drafti i ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi do të votohet në Kuvend.