Zbulohet skema e shqiptarit, si vidhte makinat luksoze në Itali me Nokia 3310

415
Ka marrë fund skema e një 33-vjeçari shqiptar dhe një 36-vjeçari maroken për vjedhjen e automjeteve luksoze. Ata janë arrestuar nga policia e Romës ditën e sotme.
Arrestimi i tyre u bë në rrugën Bruno Buozzi pasi vidhnin makina luksoze dhe për këtë u shërbente vetëm një Nokia e famshme 3310.
Brenda telefonit ata kishin instaluar një dekoder duke e lidhur me një fole USB në pjesën e jashtme.
Më pas telefoni lidhej përmes një kablloje me njësinë e kontrollit të makinës. Për ta ndezur, përdornin çelës universal.
Brenda sekondave, çelësi kodohej përmes telefonit me sistemin e makinave dhe merrte komandat.
Mësohet se shqiptari dhe marokeni ishin të papunë dhe me precedent penalë.
Njëri prej hajdutëve u la në arrest shtëpie, ndërsa tjetri u dërgua në burgun e Rebibbia.
Sigal