Zbulohet një magazinë në Durrës, do shërbente për kultivimin e kanabisit

433
Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë zbuluar në lagjen Nr. 15 një magazinë që do shërbente për kultivimin e kanabisit. Pas kontrollit të ushtruar në magazinën, e cila ishte në punime e sipër dhe që do të shërbente si ambient për të kultivuar bimë narkotike me një teknologji të fundit, janë gjetur 3 kg lëndë narkotike kanabis. Magazina është në pronësi të shtetasit Artur Mahmutaj, 35 vjeç, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”parashikuar në nenin 283 të Kodit Penal.
Sigal