Zbardhet vrasja e taksistit në Kavajë, pasagjeri e vrau me thikë

474
Sigal

Pak orë pasi u gjeti i pajetë anës rrugës në fshatin Greth të Kavajës, taksisti Idriz Kariqi, policia zbardh vrasjen. Ky i fundit është prenotuar si taksi nga 24-vjeçari Musa Saraçi dhe më pas teksa udhëtonin, klienti e ka qëlluar me thikë, duke i prerë fytin si dhe i ka grabitur sendet personale. Pasi e ka nxjerrë taksistin nga makina, duke e lenë në pyll, autori është larguar nga vendngjarja.

Ai u arrit të idetifikohej vetëm nga pamjet e kamerave të sigurisë, ku duket momenti kur taksisti ka marrë në makinë klientin Musa Saraçi para Spitalit të Kavajës, aty ku kishte prej vitesh pikë qendrimin e tij. Pikërisht nga kjo foto brenda makinës, policia ka rënë në gjurmët e 24-vjeçarit.