Zamira Çavo: PS ka marrë bashkitë, por jo besimin e mëparshëm popullor

529
Analista politologe Prof. Asoc Zamira Çavo në intervistën për “Telegraf” pohon se populli u dha shuplakë liderëve politikë, ngaqë është zhgënjyer nga të bërit politikë. Zonja Çavo thotë se Rilindja votëne popullit nuk duhet ta shikojë si fuqi të politikave të saj, se kjo do çorodiste demokracinë. Sipas Prof.. Asoc Çavo, Rama duhet të japë dorëheqjen nga kryetari i PS dhe të bëhen zgjedhje të reja në parti, pasi vetë PS duhet të riformatohet dhe të përcaktojë qartë liderin e saj. 
-Zonja Çavo, tashmë që janë bërë të ditur rezultatet e zgjedhjeve, cila është përshtypja juaj e parë?
300.000 votuesë më pak se 2013. Për kë bien këto këmbana të shhpërfilljes së shqiptarëve për të mos votuar?
– Mendoj se këto zgjedhje janë shuplaka e parë që populli shqiptar i jep liderve të politikës shqiptare. I lodhur nga çerek shekulli tranzicion sot jemi në fillimet e një mendimi të ri: populli po kupton çdo ditë e më shumë vlerën e vetvetes dhe fuqinë e tij. Sinqerisht unë kisha parashikuar mbi gjysëm milioni votues abstenues, sepse e di mirë që kaq shumë na ka velur mashtrimi dhe gënjeshtr,a sa cdo qytetar do e kishte më të lehtë të abstenonte se sa të votonte. Pikërisht ky tregues duhet ta bëjë Edi Ramën dhe Rilindjen të mos festojë, por të analizojë rënien e votuesve të saj, por edhe rënien e besimit në përgjithësi. Dikush mund të thotë se ASHE fitoi mbi 70% të bashkive. Dhe kjo me siguri do trumbetohet si fitore plebishitare. Une e shikoj në dy qasje: E para është një shuplakë e fortë për Rilindjen, e cila duhet të rishikojë të gjithë politikën e saj. Me një përqindje të tillë në votime populli e ka shprehur qëndrimin e tij ndaj Rilindjes. E dyta, ka të bëjë më rrezikun që mund t’i vijë vendit nga një fuqizim i tillë i pushtetit të Rilindjes. Unë e kam paralajmëruar me kohë këtë situatë. Frika se Rilindja do ta shikojë si fuqi të politikave të saja votën e popullit mund të sjellë çorodite të forta të demokracisë në vend. 
– Nëse shikojnë Vlorën, ku është edhe zona elektorale e kryeministrit, përindja e votuesvë është shumë e ulët. A është kjo një mesazh i drejtpërdrejtë i elektoratit për vetë kryeministrin?
– Jo, nuk do ta quaja aspak të tillë. Por Vlora është e lodhur nga gënjeshtrat e mashtrimet. Vlora pret me padurim ndryshim të politikave në favor të qytetarëve të saj. Por them se Vlora ende beson te Edi Rama, ndryshe Vlora e kishte mundësinë për të shprehur një vullnet tjetër madje dhe jashtë politikës. Kishte kandidat të pavarur. Por Vlora është pjesë e shuplakës popullore ndaj të gjithë lidershpit politik shqiptar.
– Rilindja shpreh euforinë për fitoren e 46 bashkive, kur faktikisht e kanë votuar 240,000 votuesë më pak se në 2013. Ju mendoni se kjo e problematizon sadopak maxhorancën?
– Rilindja duhet sa më shpejt të analizojë gjendjen. Por mbi të gjitha PS duhet të vendosë me demokracinë e saj si do të drejtohet më tej. Ndaj kjo parti ka nevojë urgjente të reformohet, të përcaktojë qartazi lidershipin e saj politik dhe të mos bjerë në euforinë false të rezultatit zgjedhor. Unë modestisht do i propozoja Edi Ramës t’i kthehet zgjedhjeve në parti, duke kryer aktin e parë të dorëheqjes së tij dhe nëse partia do e shikonte të arsyeshme le të rikandidonte. PS ka marrë bashkitë, por nuk ka marrë realisht besimin e mëparshëm popullor. Dhe kjo kërkon një analizë të thellë të shkaqeve që sipas meje, nuk janë vetëm në qeverisje, por edhe në sjelljen ndaj vetë elektoratit të majtë, në aleancat brënda vetes, në anashkalimin e kritikave që zërat ndryshe kanë bërë në PS, në mënyrat se si u “emëruan” kandidatët, në rënien e aktivitete real të kësaj partie, në arrogancën e funskionarëve të saj në administratën publike, në ecjen shumë ngadalë në modelin e ri qeverisës, ku ende vazhdojnë ryshfetet, miqtë e klanet, etj etj.
– Mendoni se PS e ka bojkotuar LSI, për një konkurencë në elektoratin e së Majtës?
– Sa për aleancën në gjirin e së Majtës, e kam thënë edhe në zgjedhjet e 2013-tës, është një aleancë e pandershme dhe do jetë gangrena e politikës shqiptare në qeverisjen e Rilindjes. Ashtu si edhe PS edhe LSI-a ka nevojë për analiza të thella brënda partisë. 

– Besoni se premtimet elektorale nga ASHE u bënë mbi baza reale të mundësisë të realizimeve? 
– Jo vetëm unë, por jam e bindur se dhe pjesa më e madhe e popullit tashmë e kanë të qartë që premtimet elektorale janë mashtrime.

– Cila është analiza juaj për rezultatin elektoral të PD?
E kisha paralamëruar edhe këtë fakt nisur nga mënyra se si po zhvillohej fushata e opozitës. Lulzim Basha është një ndër përgjegjësit e kësaj gjendje. Por vetë PD duhet ta kuptojë se pa analiza të vërteta të punës së saj gjatë qeverisjes së kaluar, pa nxjerrë përgjegjësitë dhe pa u distancuar nga ajo politikë, zor se do të vijë shpejt në pushtet. Basha mori mbi supe përgjegjësinë për ta bërë fushatën në stilin e tij, jo të qëlluar si në sllogane ashtu dhe në ide. Ndaj e gjykoj që edhe Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen, për t’ja lënë partisë zgjedhjen e liderit të ri. E vendos partia si do votojë dhe jo dëshira e ish liderit të saj. Meqë jemi këtu do të thosha të njëjtën gjë edhe për Vangjel Dulen, i cili në këto zgjedhje dëshmoi se nuk mund ta mbajë më dot drejtimin e PPDNJ-së. Por ajo që më ka shqetësuar e më shqetëson realisht për fatet e demokracisë në vend ,është PD. Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për opozitë reale politike. Fakti që kjo parti është pak në rritje numerike nuk shpejgohet me rritjen e influencës së saj, por me rënien e besimit ndaj së Majtës. Me këtë gjendje që është sot PD, Rilindja mund të kthehet në një sunduese autoritare dhe shumë demagogjike. Ndaj është urgjente analiza dhe riformatimi i vetë PD. 
– Edhe pse faktikisht u publikuan disa emra kandidatësh me rekorde kriminale, ata fituan zgjedhjet. Sipas jush, përse nuk reflektoi elektorati me votë ndaj tyre?
– Publikimi është gjë tjetër dhe qëndrimi institucional është tjetër. Dhe deklaratat e disa ambasadorëve nuk i gjykoj fort korrekte. Diplomatikisht, ose duhet të kishin heshtur, ose duhet të kishin dëshmuar para publikut listën nëse kjo vërtetë ekzistonte. Unë i bëj përgjegjës për situatën kaotike që krijuan me deklaratat e tyre. Por e gjykoj shumë kritike faktin që partitë nuk u ndalën me kohë në analizën e kandidaturave. Një arsye më shumë kjo që i bën përgjegjës kryetarët e tyre. Pse u votuan? Thjesht sepse u investua për ta. U investua politikisht, por edhe materialisht. Në fund të fundit, krimi ndaj fiton, sepse gjen terren në varfëri dhe mbështetje në politikë.
– Nëse flasim për dekriminalizimin, a duhet që ligji, nëse votohet, të prekë edhe këta të zgjedhur tashmë?
– Nuk besoj në dekriminalizimi real të politikës pa u larguar nga politika ata që e kanë shkaktuar këtë gjendje. Jo, nuk mund ata që vetë janë përfolur për korrupsione, për krime të hartojnë ligje që i dëmtojnë ata vetë. Ky rreth vicioz duhet çarë nga jashtë. 
– Si?
– Këto zgjedhje për mua kanë vlerë për mëndjen e shqiptarëve. Unë besoj në një të ardhme më fisnike tonën. E dini pse? Sepse ne Tiranë është thyer një mit: Një kandidat i pavarur arriti të marrë rreth 15 mijë vota! Kjo është fitorja reale e lirisë mbi “demokracinë”. Me siguri grupime të tilla njerëzish do dinë ta çajnë nga jashtë këtë rreth. Ndaj jam optimiste.
Sigal