ZAHO VASILI/ AGIM SHEHUT NË 80 -VJETORIN E LINDJES

    405
    Sigal

    S’di pse grindesha në varg, diç lëvizte brenda gjirit,

    Më vinte si mall nga larg,fjala jote e bilbilit.

     

    Lexoja “Arkitekturën…”,ata që dua, u kthehem,

    Piva musht, se ti je gurra u kënaqa që po dehem.

     

    Mora penën nëpër duar, tetë dekada Agim Shehu,

    Një shqiponjë që qëndron, zgjuar dhe kujtimi më rrëmbeu.

     

    Ke hyrë në fijen e barit,i dhe njomështinë e zemrës,

    Ke hyrë në prushin e zjarrit, i dhe ngrohtësinë e nënës.

     

    Torre hollë fillin e vargut, se mbete kreu i “shtabit”,

    Ti na vije nga shajaku, i dhe zgjuarsinë e labit.

     

    Vesa mbi majë të holluar, mban gjithë dritën e ndriçimit,

    Ai diamant i çmuar, janë dy sytë e Agimit.

     

    Nuk kam forcë për të thënë, fundi detit nuk i gjendet,

    Jam i vogël për të dhënë, madhështinë e vlerës tënde.

     

    Si foshnja që kërkon gjinë,ishte fat, m’u bëre shtëmba,

    Vargu të më merrtë frymë, vargu im shtrëmba-shtrëmba :

     

    …Ishte dhjetor i tërbuar, binte shi,b ëhej qameti,

    T’u afrova pak i truar, si ushtari para mbretit.

     

    Mbrëmje e ftohtë, mugëtirë,të prisja si zog në degë,

    Sa të pashë u ndjeva mirë, më krisi gjoksi si shegë.

     

    Nën një shtyllëzë neoni,pikë e shiut si floriri,

    Binte pjerrtas e ndriçonin, drithërimë më mori gjiri.

     

    Nën çadër hyra ngadalë, të dhashë vjershën për Cerçizin,

    E njih plumbin për në ballë, nuk e njih mbrapa kurrizit…

     

    Fjala jote vuri vulë më ndoqi për pesë dekada,

    “Për çdo vjershë do vish tek unë”…, m’u duk, një pëllëmbë u zgjata…

     

    Gjashtëdhjetë e pesë qe viti, kur t’u qasa shumë i truar,

    Kaluan pesë dekada edhe unë nuk të kam harruar.

     

    Ishte kjo zemër-fjalë,brenda meje u ndez nur,

    Shpirtin tim e ndezi zjarr,dhe këtë s’ta harroj kurrë.

     

    Ti i mbushe tetë dekada, do vesh sa do perëndia,

    Vetëm nur ke lënë nga mbrapa, Agim Shehu, bukuria.

     

    Kam mall të rrok në gushë,unë ushtar,ti mbret me sqimë,

    Për ti nuk harrin një tufë, për ti duhet një lëndinë.

     

    Për poet të tillë me famë, fute zemër dhe në gur,

    Tokës mëmë që na mban gjallë,lulet s’i shterojnë kurrë.

     

    Ta rrok Zanën, kam shumë mall,edhe unë jam bërë gjysh,

    O mësuesja ime e rrallë,malli shumëzohet me fish…

     

    Ishit, jeni çift i rrallë, rrënja juaj prodhoi grurë,

    Kush e ka zemrën e bardhë, faqia nuk i nxihet kurrë.

     

    Ti je biri i Idajetit, miku i babait tim,

    Unë jam nxënësi i poetit,Agim Shehut, veç nderim…

     

    O poeti ynë me vlerë, sinonimi i nderimit,

    Për mua dhe shumë të tjerë,ky vit, është viti Agimit.

     

    Të nderuar, faqebardhë, ashtu si zambaku i prillit,

    U vjen përqafim me mall, nga unë gjysh, Zaho Vasili.