Ylli në takim me trupën inspektuese: Në 2015 u siguruan 120 mijë punonjës

    346
    Inspektoriati i Punës zhvilloi një takim në prag të mbylljes së vitit me drejtuesit e saj të rretheve dhe me trupën inspektuese. Kreu i këtij institucioni, Dritan Ylli, tha se në mbyllje të vitit janë vendosur tre herë më pak gjoba të vendosura ndaj biznesit , ndërsa 120 mijë punonjës të rinj janë siguruar vetëm gjatë 2015.
    Kryeprioriteti i punës se këtij institucioni sipas Yllit, është nxjerrja e mijëra punonjësve nga kthetrat e skllavërimit modern, duke i futur ata në skemën e pagesës se sigurimeve shoqërore.
    Kreu i Inspektoriatit të Punës tha gjithashtu se duhen ashpërsuar masat ndëshkuese për ata sipërmarrës që guxojnë të hedhin në rruge ata punonjës që denoncojnë shkeljet, teksa i ftoi këta të fundit të ngrenë zërin për padrejtësitë pranë këtij Inspektorati, pasi iu garantohet me ligj anonimati.
    Gjatë takimit u shpërndanë edhe disa certifikata për inspektorët e përzgjedhur, të cilët morën pjesë në një trajnim profesional të organizuar nga Agjencia e Sigurisë dhe Shëndetit të Turqisë.
    Sigal