Ylli në Shkodër: LSI do krijojë vende pune me pagë më të lartë e kushte të mira

570
Kandidati i LSI-së për deputet në qarkun e Shkodrës, Dritan Ylli së bashku me Saimira Laçin, që përfaqëson vajzat dhe gratë pukjane në listën e kandidaturave të LSI-së për qarkun Shkodër, vizituan dje punonjëset e filialit Berttoni në Pukë, një prej ndërmarrjeve fasone më të mëdha në Shkodër dhe gjithë vendin. Gjatë takimit kandidati Ylli u shpreh i bindur se LSI do krijojë vende pune me pagë më të lartë dhe kushte më të mira. “LSI si forcë kryesore në qeverisjen e ardhshme, do të krijojë vende pune me pagë më të lartë dhe kushte më të mira, sidomos për të rinjtë dhe gratë. Këtë do e realizojë duke ndjekur një politikë më favorizuese për sipërmarrjen korrekte me ligjin, duke reduktuar deri në 60% nivelin e taksimit”, është shprehur kandidati Ylli.
Sigal