Yee në Tiranë, ja me kë e takon Basha, zyrtarin amerikan

544
Janë zbardhur detaje nga vizita në Tiranë e zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee. 

Ky i fundit mësohet se do të ketë 4 takime në Tiranë, me Ramën me Metën me Bashën dhe pas lobingut të kreut të PS-së Edi Rama tek ambasadori i SHBA-së, Donald Lu, ky i fundit i ka siguruar edhe një takim me Majlinda Bregun dhe Astrit Patozin.

Burimet thanë se Yee do të zhvillojë një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha në orën 14:45. Por ajo që do jetë ndryshe nga herët e tjera, Basha nuk do të jetë i vetëm në këtë takim.

Këtë herë kreu i PD-së do të jetë i shoqëruar edhe nga krerët e partive aleate të opozitës, të cilët së bashku do të informojnë të dërguarin e SHBA-së për situatën në vend.
Sigal