Xhim Xhema: Shqiptaro-amerikani që i qiti telashe të mëdha Serbisë së Millosheviçit

651
(Me rastin e 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës)
Nga Frank SHKRELI
Me rastin e 9-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Republika e Kosovës me institucionet e saja dhe shqiptarët kudo, në mënyrën e tyre, festuan këtë përvjetor duke nderuar veprat dhe heroizmat e shumë individëve që punuan, kontribuan, sakrifikuan dhe madje dhanë jetën për kauzën e lirisë dhe për pavarësinë e Kosovës.
Unë sot dua të vendos, jo vetëm në radhën e këtyre një shqiptaro-amerikan, të cilit ndoshta i takon vendi në krye të listës së atyre që duhet të kujtohen dhe të falënderohen për punën e tyre heroike dhe për kontributet që kanë dhënë në realizimin e çlirimit të Kosovës nga regjimi barbar i Serbisë. Përpjekjet, sakrificat dhe luftërat shekullore të të cilëve, më në fund, u kurorëzuan me pavarësinë e Kosovës, duke ndryshuar kështu, për më mirë dhe përgjithmonë, historinë e kombit shqiptar. 
E kam fjalën për shqiptaro-amerikanin, Xhim (Xhemail) Xhema, biznesmenin dhe njërin prej aktivistëve më të dalluar në historinë e komunitetit shqiptaro-amerikan. Xhimi, siç njihet nga miqtë dhe dashamirësit e tij, jeton e punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte vendosur më 1968. Ai ka lindur në fshatin Tupallë të Medvegjës të “Shqipërisë lindore”, por pohon se familja e tij e ka origjinën prej Shkrelit të Malësisë së Madhe. Për të gjithë ata që e njohin, Xhimi është tepër modest dhe nuk flet për veten dhe për as sukseset e tij në jetë, si njëri prej biznesmenëve më të dalluar – i njohur si i tillë në qarqet amerikane dhe ato shqiptare, jo vetëm si mjeshtër i madh i profesionit të tij në ndërtimtari, por i njohur edhe në fushën politike si patriot, që e ka provuar veten gjatë veprimtarisë së tij politike 40-vjeçare këtu në Amerikë, se ai ishte dhe, me të vërtetë, mbetet i paarritshëm në këtë fushë. Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, të cilin ai me bashkëpunëtorë të tjerë shqiptaro-amerikanë, kishte ndihmuar në themelimin e tij, e që falë përkushtimit të Xhimit, luajti një rol të rëndësishëm, ndoshta të pazëvendësueshëm, në mbrojtje të Kosovës gjatë vv ’90 dhe në mbështetje të interesave shqiptare në përgjithësi – e kishte dekoruar më 2003, me medaljen “Për Arritje të Mëdha në Jetë”, me motivacionin: Për devotshmërinë e tij legjendare ndaj çështjes shqiptare dhe për punën e palodhur drejtë përmirësimit të jetës së shumë shqiptarëve, në të dy anët e Atlantikut.”
Përkushtimi dhe devocioni i Xhim Xhemës – dje dhe sot – ndaj interesave shqiptare në Shtetet e Bashkuar dhe në trojet e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor nuk kanë kufi. Xhim Xhema e kishte kuptuar shumë mirë, se fati i shqiptarëve në të kaluarën kishte qenë i lidhur me Amerikën. Ai ishte i vetëdijshëm për rolin që kishte luajtur komuniteti shqiptaro-amerikan në krye me Fan Nolin -në fillim të shekullit XX – në ndërmjetësimin e presidentit amerikan Woodrow Wilson, në favor të pavarësisë së Shqipërisë. Xhimi me disa pjesëtarë të dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan kishte ardhur në përfundimin, se vetëm Amerika do të ndihmonte shqiptarët dhe të drejtat e tyre edhe në fund të shekullit XX. Ai filloi të trokiste në dyert e senatorëve dhe kongresmenëve më të njohur të jetës politike amerikane, për t’i njohur ata me situatën tepër të vështirë përballë të cilës gjendeshin shqiptarët e Kosovës, dhe shqiptarët në përgjithësi, anë e mbanë trojeve të veta. Dyert e tyre nuk ishin kurrë të mbyllura për Xhimin. ( për më shumë nesër në Gazetën “Telegraf”)
Sigal