Xhemal Veizaj/ Kleriku Dervish Rexhep Qafa (Veizaj), arsimdashës dhe patriot i madh

    556
    Sigal

     “Një komb njihet nga feja.

    Ai komb që nuk ka fe, nuk është komb”

     Lindi në fshatin Qafë, Skrapar, në vitin 1870. U rrit dhe u edukua me virtyte të larta nga prindërit e tij. Ishte i pashëm me trup të derdhur si në bronz me mimikë të ëmbël, të qeshur e të lezetshme. Në moshën 7 vjeç vazhdonte mësimet në shkollën e fshatit, ndërtuar në një kodër të bukur. Si mësues shërbente një hoxhë turk. Pasi mbaroi mësimet e para shkoi në Turqi, në Stamboll, atje punonte vëllai i tij Xhemali, punëtor tullash. Në Stamboll i vëllai e regjistroi në Medrese. Atje u dallua si nxënës shembullor i zellshëm në mësime. Atje takohet me mjaft shqiptarë që punonin në Turqi, kështu ra në kontakt me patriotët e shquar Samiu, Abdyl e Naim Frashëri, nga të cilët gjeti përkrahje të madhe pasi dera e frashëllinjve e kishte origjinën nga Tomorrica e Skraparit. Kështu Dervish Rexhep Qafa gjeti djepin e atdhedashurisë për vendin, për Shqipërinë. Djaloshi u vesh dervish në një moshë mjaft të njomë dhe bashkë me një fshatarin e tij, Ismail Hysko u kthye në fshat. Me vete kishte marrë libra shqip, të cilat do t’i donin shumë. Një ditë babai i vet e çoi në Teqenë e Backës që ishte 4-5 orë larg fshatit dhe e luti Babanë, Baba Fetahun, klerik patriot i shquar, të mbante, të shërbente në këtë vend të shenjtë. Në këtë Teqe, Dervish Rexhepi gjeti ngrohtësinë, gjithashtu, gjeti terren të mirë për të përhapur gjuhën shqipe. E kështu Dervish Rexhepi shkon fshat më fshat si misionar për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe. Kështu për herë të parë në Teqenë e Backës, në vitin 1893 u bë një kuvend, ku morën pjesë klerikë nga Tomorica, Dangëllia, e Skrapari dhe vendosën të hapnin shkolla. Dervish Rexhepi qe më aktivi, më i zjarrti.

    Po në këtë vend në Teqenë e Backës kursin e parë të mësimit në gjuhën shqipe me 70 vetë. Kursin e drejtonte Bajram Hoxha nga Gjirokastra. Në vitin 1900, Baba Fetahu hapi të parën shkollë shqipe, përfund teqesë së Backës. Kështu iu desh të dërgonte dy dervishë në teqenë e Qesarakës, ku mësimi jepej nga patrioti Petro Nini Luarasi. Një nga këta dervishë, ku do të përgatitej ishte dervish Rexhepi. Një ditë Baba Fetahu së bashku me dervish Rexhepin morën rrugën për në fshatin Miçan të Përmetit, përtej Osumit. Atje në mes të fshatit në një dërrasë të madhe, që i ngjante një gjuhë lope, vunë gurin e themelit të shkollës së ardhshme. U mblodhën gra e burra, fëmijë myslimanë e të krishterë gëzonin e bënin çudi. Këtu mbi dërrasën e gurtë do të ndërtohet shkolla! Çuditeshin!

    …Miçani, fshat i bukur. Mbi kokë mali që qëndrove si kurorë nusërie gjatë dimrit plak, vishte qyrkun e bardhë poshtë këmbëve dërrasa e gurtë dhe fshati me shtëpi të bukura. Fshatarët, blegtorë me tradita, por këtu në Miçan bëhet e rritet rrushi, arra, molla e bajamja, rritet çaji e trëndelina, bleta, rriten e këndojnë thëllëzat e kaprojtë, që stolisin malin e koriet e fshatit.

    Miçani, – tha dervish Rexhepi- të ka falur bukurinë, por vocërrakët kanë mbetur në errësirë, pa shkollë, ah! U mungon drita e diturisë. Këtë dua t’ua dhuroj unë. Fjalë të një fshatari. Nuk e zinte gjumi herët atë mëngjes mori rrugën dhe sa kaq arriti tek vendi. Mori varenë dhe qëlloi mbi gurë, goditi përsëri deri sa u copëtua. Po gërmonte, kur u gjendën pranë tij vëllezërit Dalip e Iljaz Canka, Riza Mustafaj, Ali Duro, Sotir Dumua. Kështu vetë fshatarët thyen e grumbulluan gurët, dogjën furra gëlqere, sollën trarë nga Selenica e pishës. Shkolla u ngjit në këtë vend dhe qe shtatori i vitit 1931 ku mësuesi Tahir Hotova çeli dyert e shkollës, dyert e dijes. Ishin çaste gëzimi për fshatarët, fëmijët e shkollës kur Dervish Rexhepi tha: E gëzofshi shkollën!

    Një gur i gdhendur flet edhe sot:

    “Hajdeni fëmijë në shkollë, e mësoni

    Dervish Rexhepin, ta kujtoni”

    Pas një periudhe shkoi në fshatin Malind, vendalinj e poetit Xhevahir Spahiu. U grumbulluan fshatarët e fshatit, burra e gra, fëmijë të qeshur.

    -Do të hedhim themelet e shkollës suaj dhe vuri gurin në dorën e tij. O Dervish Rexhepi, ty të qofshim falë – thanë pleqtë e fshatit. Këtu në Malind ka gurë e drurë për të ngritur shkollën, por duhet mësuesi. S’kishte gëzim më të madh kur atë shtator të vitit 1935 erdhi mësues Sinan Tafaj, ish pedagog në U.T, profesor i pedagogjisë dhe unë, që po hedh këto rreshta në këtë letër kam qenë studenti i tij, profesor i përgatitur dhe i respektuar. Nga dyert e kësaj shkolle kanë dalë kuadro të larta si: Izet Dyrmishi, Teki Malindi, Skënder Malindi, Haki Hasko, spikerja.

    Dhe në Stunec në vitin 1936, kishte marrë me vete ustain mjeshtrin Xhoxhi Koblara, i cili u financua nga Dervish Rexhepi. Ditën që u çel shkolla kishte sjellë mjete shkollore. I kam sjellë këto nga Amerika 1923-26 Dervish Rexhepi shkon në Amerikë e mblodhi ndihma për hapjen e shkollës me këtë rast dua të falënderoj Zeqir Lame, fshatari juaj, i cili emigroi në Amerikë i ndihmuar edhe nga “Shoqëria Vatra”, ka bërë një detyrë atdhetare. Kam sjellë edhe mësuesin Vangjel Peçanin.

    Mirëpo ç’ndodhi. Në shkollë vijonin mësimin vetëm djem. Dervish Rexhepi ishte i shqetësuar. Shkon në Strenec tek Seit Xhakalli, myhyp. I lutet të çojë vajzën, Xhiren në shkollë. Kështu u bë, vajza shkoi në shkollë. Po të tjerat ç’bënë? Kur panë se vajza e fshatit e vetme vazhdonte mësimet shkuan dhe të gjitha vajzat e tjera, thyen e çorrën fanatizmin e kësaj zone.

    Në vitin 1932, Dervish Rexhepi dërgon letër në Ministrinë e Arsimit Tiranë, e cila mban dt. 8.12.1932 (Arkivi Shtetëror). Me amën e kësaj letre i lutet ministrit të asaj kohe të dërgojë mësues për fshatrat Sevran, Strenec, Malind, Qafë.

    Qafë, vendlindja e tij. Vjen dhe kërkon vend të përshtatshëm për shkollë. Ishte shkolla e vjetër ku kishte mësuar vetë, por vetëm rrënojë. Atëherë shkon tek fshatari i tij Myslymi dhe i lutet të japë një pjesë toke, pak më lart dhe fshatari ia jep. Iu bë zemra mal atë ditë. Në këtë shkollë do të mësonin 100 nxënës nga fshatrat Qafë, Osojë, Polenë, Vesockë, Sukaras. Fshatarët i vuri në lëvizje, dikush për të prerë gorostekë, dikush furrat e gëlqeres dikush gurrat e dërrasa guri. Dhe shkolla filloi. Ustallarët ishin mjeshtra, punonin mirë. Shkolla u ndërtua e bukur, aq sa përveç klasave mësimore me dritare plot dritë, kuzhinë e dhomë gjumi për mësuesin. Shkollë moderne për kohën, me oborr të bollshëm me vend të bukur. Mësuesi i parë, në shtator 1934 vjen Loni Papa, Lushnjar e Tajar Fovica. Në direkun e sipërm ishte vendosur një gur i gdhendur e në të shkruhej:

    “Shkolla, burimi i diturisë,

    që i jep dritë njerëzisë”

    Dervish Rexhep Qafa

    …”Mirënjohja është parametri i virtytit”, – thotë një filozof. Atëherë lind pyetja. Ai ia ditën mirënjohjen pushtetarët e dikurshëm të Skraparit. Jo! Përkundrazi, hodhën baltë mbi figurën e tij. Si për çudi, kundra fshatit Miçan, nëpërmjet Komitetit Ekzekutiv, Përmet, kishën kërkuan me shkresë zyrtare, që Dervish Rexhep Qafa të shpallej patriot. Mirëpo zyrtarët e këtij rrethi, kuadrot mediokër dhe sharlatanë nuk kthyen përgjigje, e dërguan në muze, të cilët e zhdukën. Muzeu i Skraparit botoi librin “Skraparlliu arsimdashës”, ku nuk përmendet fare, por shkruan:

    “Kur populli hiqte të zitë e ullirit nga okupatorët, feja me kthetrat e saj, mundi të mbante në errësirë dhe pa dije. A ia vlen ky muze? – Jo!

    A mundtë hedhësh poshtë punën e madhe për përhapjen e gjuhës shqipe në Skrapar Baba Fetaun e Backën, Baba Abedinit, Baba Meleqit, Dervish Rexhepit, e Iljazit apo Baba Mestanit. U munduan ta prishnin këtë mbishkrim në Qafë, por nuk mundën, veçse i vunë emrin e një dëshmori.

    Shkolla është shkatërruar, gjen vetëm gërmadhë. Gjendej trari i gdhendur, guri me vlera muzeale. Për këtë gur me vlera e mori një bari nga fshati Osojë dhe e vendosi në dyqanin e tij. Sigurisht për muzeun në Çorovodë nuk vlen, është pa vlerë.

    Kështu më mirë mund të gjesh gunë bariu, fyell apo kërraba, zile e këmborë, libra të kuq. Sigurisht, u dukën skraparllinjve, vepra të Leninit “Një hap para, dy hapa prapa” se atje ishte postulati: “Feja është opium për popullin”.