Vullnet Mato/ Shën Leksi që qeshte

    372
    Sigal

    Tregim

     Për shkak se gjatë viteve të jetës u mësova të isha i komanduar nga të tjerët  kur më propozuan të ngjitesha vetë në komandë  nuk pranova. U thashë  vini drejtor një njeri që di të qeshë me të gjithë dhe në çdo rast. Sepse unë ashtu si zemërimin  edhe gazin e kam të kontrolluar. Atëherë emëruesit eprorë më falënderuan që mbetën të lirë të zgjidhnin drejtor mikun e tyre. Mua më vunë shef sektori në atë drejtori. Drejtori i ri  ishte një person me hundë paksa të zgjatur në majë  por me buzë të gjera dhe me dhëmbët gjithmonë të zbuluar nga një gaz i pasosur me të gjithë njerëzit.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf