Vullnet Mato/ Bonata pranon përdhunimin

    365
    Sigal

    Zervistët lanë tre kufomat në dhomë dhe nxorën nusen e re te dera. Oficeri mjekrosh, që quhej Zafir, një dyzetvjeçar me dy dhëmbët e parë të mbirë larg njëri-tjetrit, drejtoi automatikun te gjoksi i nuses dhe i tha asaj me sintaksën e tij të pistë: -Do pranosh të të q… pa britma e klithma si mace e egër, apo të të vras një herë, pastaj të ta bëj atë punë?… E tronditur nga lemeria e vrasjes së burrit dhe dy prindërve të tij, ajo nuk arri të hapte gojën.

    -Fol, se njësoj është për ty, unë prapë do të të q… siç ua kam bërë dhe të tjerave, kur kanë qenë akoma të ngrohta!…

    Bonatës i shkuan të dridhur    a dhe vështroi me frikë automatikun e tij. Por befas u mahnit aq shumë, sa nuk po u besonte syve. Arma kishte të gdhendur te kondaku i drunjtë emrin e Izetit të saj, i cili e kish dorëzuar në këshill që t’u tregonin grekëve besën, të mos bëhej luftë. Pasi kishin premtuar se qetësinë do ta ruante ushtria, të mos prekej njeri “as me një lule”. Por këta paskëshin marrë armët e besës, për të vrarë pabesisht çamët… Papritmas ai automatik i të shoqit të vrarë, sikur të kishte magnetin e shpirtit të tij, ia fshiu frikën çuditërisht, aq sa të mos mendonte fare për turpërimin e saj.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf