Vuajnë kryesisht nga zemra, këto janë sëmundjet që “vrasin” çdo ditë shqiptarët

76

Shëndeti është pjesa më e brishtë e njeriut dhe më e rëndësishme. Pas një studimi ku janë analizuar shkaqet e vdekjeve të shqiptarëve rezulton se pjesa më e madhe e tyre, kanë pasur komplikacione kardiovaskulare që lidhen me zemrën.

Të dhënat që vijnë nga analizat e Check-up në vend tregojnë shpërndarjen e rasteve të sëmundjeve të organizmit në qytetet e Shqipërisë. Sipas të dhënave  numërohen 388 mijë persona me sëmundje kardiovaskulare dhe nga këta 3800 persona pësojnë infarkt në një vit. Me një mesatare të thjeshtë, përllogariten 133 pacientë për 100 mijë banorë.

Nga këto të dhëna rezultojnë se qytetet si Korça, Fieri dhe Berati kanë numrin më të lartë të pacientëve me probleme kardiovaskulare që pësojnë incident  në zemër, ndërkohë që me incidentet më të ulëta janë qytetet si Tirana, Durrësi dhe Vlora.

Nga të gjitha këto të dhëna, hipertensioni konsiderohet si vrasësi më i madh i shqiptarëve.

Kardiologët rrëfejnë:

Kjo sëmundje ndikon tek të gjitha organet… tek zemra, veshkat e sytë.”