Vritet në atentat biznesmeni Artan Santo me plumb në kokë

469
Sigal

TIRANE – Vritet në atentat mafioz biznesmeni dhe bankieri i njohur Artan Stano. Ekzekutimi është kryer në mes të ditës rreth orës 09:30 në zonën e ish-bllokut në Tiranë, në momentin që Artan Stano ka qenë duke dalë nga banka Credins, ku ishte aksioner. Dyshohet se dy persona me motor dhe të maskuar kanë qëlluar me armë gjashtë herë ndaj biznesmenit, ndërsa një plumb në kokë dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Biznesmeni Stano, baba i dy fëmijëve, ishte aksioner i bankës Crednis, aksioner i televizionit News 24 dhe televizionit Scan.