Vrasja e Bruno M. në Zvicër, arrestohen dy shqiptarë

    63
    Një javë pas vrasjes së dilerit të drogës, Bruno M. në Chiasso të Zvicrës, janë arrestuar edhe dy persona tjerë të dyshuar, kësaj here bëhet fjalë për dy shqiptarë të moshës 33 dhe 50 vjeç. Dileri portugez, Bruno M. 35, u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit në një zonë të njohur të qytetit dhe policia dyshon se bëhet fjalë për larje hesapesh. Gjithsej janë arrestuar edhe gjashtë persona tjerë të përfshirë në vrasje. Interesante se gjuha shqipe edhe zyrtarisht është gjuha më e folur në Chiasso, pas italishtes dhe gjermanishtes.