Vrapimi ju ndihmon të largoni stresin

526
Sigal

Vrapimi nuk është një aktivitet fizik që i bën mirë vetëm trupit, por edhe mendjes pasi e liron atë nga mbingarkesat psikologjike. Sipas një kërkimi të fundit të bërë nga ‘American Academy of Clinical Neuropsychology’, është zbuluar se vrapimi ka efekte shumë të mira edhe për mendjen duke ju larguar shqetësimet dhe mendimet negative. Gjatë këtij ushtrimi aerobik rritet qarkullimi i gjakut dhe rrjedhimisht pjesa e trurit e lidhur me të mësuarin dhe emocionin fillon të punojë më mirë. Për të mbajtur në formë trupin dhe për të çliruar mendjen tuaj duhet të vraponi të paktën 30 minuta në ditë.