Votimet e 30 qershorit/ Manjani kundër vendimit të gjykatës së Durrësit: S’ka kompetenca

772
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një komenti në rrjet, ka reaguar lidhur me verifikimin e mandateve të të zgjedhurve vendorë nga gjykata. manjani shkruan se Gjykata e rrethit, për të qenë e drejtë do të duhet të bëjë vlerësimet e saj në lidhje me rregullshmërinë e procesit zgjedhor, natyrisht brenda kompetencave që ka.

“Gjykata e rrethit gjyqësor nuk mund të analizojë dhe vendosë mbi ligjshmërinë e rregjistrimit të kandidarëve apo partive, mbi ligjshmërinë e fletëve të votimit dhe as mbi ligjshmërinë e procesit të votimit.

Këro janë çështje që i shqyrton dhe vendos Kolegji Zgjedhor.

Unë mendoj se ky Kolegj Zgjedhor nuk i ka zgjidhur drejt disa çështje, si psh rregjistrimin e paligjshëm të Bindjes Demokratike, apo mospranimim e ndërtimit të komisioneve të ballancuara.

Por në fund të ditës kjo është kompetencë e këtij Kolegji. Dhe me këto çështje nuk mund të merret më një gjykatë tjetër, aq më pak një gjykatë rrethi gjyqësor”, shkruan Manjani.

Komenti nga Ylli Manjani

Për verifikimin gjyqësor të mandateve.

Deri më sot, procesi i verifikimit gjyqësor i të zgjedhurve lokalë nga gjykatat e rretheve gjyqsore të shkallës së parë, ka qënë rutinë.

Domethënë, gjyqtarët mjaftoheshin tek referencat e procesit zgjedhor dhe dokumentacioni i lëshuar nga KQZ për të zgjedhurin.

Këtë radhë, ka një problem të madh ligjor. Problemi është a jemi vërtetë para një procesi të rregullt zgjedhor?

Nëse nuk jemi, a vlejnë mandatet e të zgjedhurve që lëshon KQZ?

Gjykata e rrethit, për të qenë e drejtë do të duhet të bëjë vlerësimet e saj në lidhje me rregullshmërinë e procesit zgjedhor, natyrisht brenda kompetencave që ka.

E theksoj këtë të fundit sepse, gjykata e rrethit nuk është as Kolegji Zgjedhor dhe as Gjykata Kushtetuese.

Pra, e thënë më thjeshtë, gjykata e rrethit gjyqësor nuk mund të analizojë dhe vendosë mbi ligjshmërinë e rregjistrimit të kandidarëve apo partive, mbi ligjshmërinë e fletëve të votimit dhe as mbi ligjshmërinë e procesit të votimit.

Këro janë çështje që i shqyrton dhe vendos Kolegji Zgjedhor.

Unë mendoj se ky Kolegj Zgjedhor nuk i ka zgjidhur drejt disa çështje, si psh rregjistrimin e paligjshëm të Bindjes Demokratike, apo mospranimim e ndërtimit të komisioneve të ballancuara.

Por në fund të ditës kjo është kompetencë e këtij Kolegji. Dhe me këto çështje nuk mund të merret më një gjykatë tjetër, aq më pak një gjykatë rrethi gjyqësor.

Por, votimet e 30 qershorit kanë një pikpyetje juridike shumë të madhe. Kjo pikpyetje vihet pas kryepyetjes, a mund të kemi zgjedhje të ligjshme jashtë datës që ka caktuar Presidenti i Republikës???

Pra ka një situatë të.rëndë juridike që kërkon sqarim, përpara se gjykatat e rretheve të bëjnë verifikimet e të zgjedhurve.

Çfarë verifikimi do të bëjnë këto gjykata, kur legjitimiteti i zgjedhjeve është në pikpyetje?!

Nga ç’zgjedhje kanë dalë këta fitues, kur data e zgjedhjeve nuk ishte 30 qershori?

Këto janë pyetjet që shtrohen para gjykatave të rretheve sot, pavarësisht debati politik pozitë-opozitë.

Në këto kushte, kur gjykata e rrethit i ka kompetencat e rrudhura, në kuptimin që nuk është kompetente për të gjykuar as elementët e proçesit të votimit (sepse i gjykon Kolegji), as kompetencën për të gjykuar ligjshmërinë e dekretit të Presidentit, çmoj se më e drejtë do ishte:

Pezullimi i proceseve gjyqsore të verifikimit të mandateve deri sa të vendosë Gjykata Kushtetuese se cila është data e zgjedhjeve.

Kjo do ishte zgjidhja më e drejtë, më e paanëshme dhe më korrekte nga pikpamja ligjore.

E përsëris, gjykata e rrethit nuk merr dot vendime në kushtet kur çështja e datës së zgjedhjeve është ligjërisht e pa zgjidhur.

Ndaj pezullimi dhe referimi i çështjeve në Gjykatën Kushtetuese është e vetmja rrugë.

Të tjerat janë shpikje pa sens dhe burim precedentësh të rrezikshëm.