Vorë: Sherr me thika në pishinë, një i vdekur, tre të tjerë të plagosur

416
Një konflikt mes pesë të rinjve ka çuar në një përplasje të përgjakshme në një pishinë në Vorë, ku një 19-vjeçar ka humbur jetën. Sipas burimeve nga policia, pas konfliktit me njëri-tjetrin, janë plagosur me thikë shtetasit M.K, 22 vjeç, G.D, 15 vjeç, dhe të rinjtë me iniciale K.D., dhe L.D, të cilët ndodhen në spitalin e Tiranës. I plagosur ka mbetur edhe shtetasi K.D, rreth moshës 19 vjeç, banues në Nikël, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. Policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan të rinjtë drejt konfliktit me pasojë vdekjen e njërit prej tyre.
Sigal