Vokshi: Kanceri i gjirit është rritur ndjeshëm, qeveria i përgjigjet duke ulur fondet

    354
    Kryetarja e Komisionit parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Albana Vokshi, ka akuzuar qeverinë se ka ulur ndjeshëm fondet për sensibilizimin e grave për të parandaluar kancerin e gjirit.
    Duke folur nga Pogradeci, Vokshi theksoi se në kohën që numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit është rritur ndjeshëm, qeveria i përgjigjet duke ulur fondet.
    “Ministria duhet të kishte ardhur këtu, duhet të kishte bërë shumë takime me ju.Jo vetëm me ju por duhet të kishte shkuar në çdo cep të Pogradecit për të sensibilizuar për atë që ne po flasim sot por nuk ka ardhur. Po të shihni në bazë të statistikave është ulur ndjeshëm buxheti për sensibilizimin.
    Gjatë fjalës së saj, Vokshi u ndal edhe tek rëndësia që ka ekzaminimi si hap kryesor për parandalimin në kohë të kësaj sëmundjeje.
    Gjatë takimit gratë pjesëmarëse ngritën problemin e mosfunksonimit të mamografisë së lëvishme, mungesës së diagnozës efikase dhe shërbimeve të tjera.
    Të pranishme në takim, mjeke të fushës informuan gratë për masat kundër kancerit të gjirit.
    Sigal