Vodafone Albania organizon fushatën e 11-të të dhurimit të gjakut në ndihmë të personave që vuajnë nga sëmundja e Talasemisë

552
Bëhu një hero!
Vodafone Albania organizon fushatën e 11-të të dhurimit të gjakut në ndihmë të personave që vuajnë nga sëmundja e Talasemisë
Kompania Vodafone Albania i përgjigjet sërish thirrjes së Kryqit të Kuq për dhurimin e gjakut, në ndihmë të personave që vuajnë nga sëmundja e Talasemisë.
Kjo është fushata e 11-të, ku më shumë se 65 punonjës të Vodafone Albania, miq dhe familjarë të tyre u bënë sërish pjesë e një gjesti tepër human, duke u shndërruar në pak minuta heronj për njerëzit që kanë aq shumë nevojë për gjak, e duke përcjellë një mesazh të fortë tek i gjithë komuniteti, i cili duhet të kontribuojë në uljen e nevojës për gjak.
Drejtoresha e Burimeve Njerezore në Vodafone Albania, Christina Samoulada u shpreh:
“Sot e nisëm ditën ndryshe, me një gjest kaq njerëzor. Ajo çka vë re këtë vit është se numri i pjesëmarrësve është akoma më i madh se vitet e kaluara. Kjo tregon që ndërgjegjësimi është rritur dhe Vodafone Albania kontribuon në rritjen e këtij ndërgjegjësimi duke mos munguar asnjëherë në thirrjen e Kryqit të Kuq për dhurim gjaku” 
Në Shqipëri numri i të prekurve nga sëmundja e Talasemisë është rritur ndjeshëm, me përafërsi numërohen më shumë se 600 persona talasemikë. Këta fëmijë marrin një herë në tre javë një flakon (400cc) gjak. Moshat e rritura zakonisht marrin 2 flakonë gjak. Në rast se ky gjak nuk sigurohet jeta e tyre vihet në rrezik. Për të plotësuar nevojat e njerëzve për gjak, në vit nevojiten rreth 35 000 njësi gjaku. 
Pra nevojat për gjak janë shumë të mëdha. Komuniteti ka nevojë të sensibilizohet dhe të marrë informacionin e nevojshëm për të kontibuar ndjeshëm në ndihmë të këtyre personave. 
Kryqi i Kuq Shqiptar është angazhuar seriozisht në promocionin e dhurimit vullnetar të gjakut pa pagesë që nga viti 2005. Veprimtaritë në këtë fushë përbëjnë një nga drejtimet kryesore në fushën e shëndetit. Për kontributin që ka dhënë dhe jep, Kryqi i Kuq Shqiptar është përzgjedhur nga Ministria e Shëndetësisë lider në promocionin për dhurimin vullnetar të gjakut.
Vodafone Albania është e ndjeshme jo vetëm ndaj këtij problemi por dhe ndaj çdo problematike sociale të komunitetit ndaj dhe çdo vit kompania kontribuon me projekte të ndryshme përmes Përgjegjshmërisë Sociale të kompanisë.
Kompania Vodafone Albania i bën thirrje kompanive të tjera t’i bashkohen iniciativës së saj dhe të shpëtojnë jetë nëpërmjet dhurimit.
Sigal