Vlorë – Sekuestrohen 26 kg kanabis, arrestohet një i ri, dy në kërkim

488
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Vlorës, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Bunavi, konkretisht në banesën e shtetasit Enea Nanushi, ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike të fshehur në këtë banesë.
Sigal

Nga peshimi i lëndës narkotike, rezultoi një sasi me peshë totale prej 26 kg e 400 gr. Cannabis Sattiva, vendosur nëpër thasë me thurje dhe brenda një bidoni plastik, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga blutë e Vlorës u arrestua 42-vjeçari Enea Nushi, ndërsa procedohen penalisht në gjendje të lirë shtetaset T.B., 41 vjeçe, dhe G.N., 44-vjeçe, që të dyja banuese në fshatin Bunavi, për “Moskallëzim krimi”.