Vlorë/ Leli merr detyrën si kryebashkiak, Gjika i çon lule dhe letër urimi

482
Është konstituuar sot edhe një nga bashkitë më të mëdha në vend ajo e Vlorës. Kreu i ri i kësaj Bashkie, i cili fitoi në zgjedhjet e 21 qershorit, Dritan Leli ka bërë betimin dhe ka marrë zyrtarisht detyrën për një mandat 4-vjeçar.
Ndërkohë që janë betuar edhe 40 anëtarët e Këshillit Bashkiak, nga këta 25 janë të ASHE-së, 11 të APPD-së dhe 1 i PSD-së. Kryetare e Këshillit Bashkiak u zgjodh Vojsava Shkurtaj me 36 vota pro, çka do të thotë se ka marrë vota edhe të këshilltarëve të djathtë.
Ndërkohë kryebashkiaku, Dritan Leli tha se në qendër të punës së bashkisë do të jetë qytetari. “Bashkia e re e Vlorës do të ketë në qendër të saj qytetarin. Së bashku do të hedhim piketat e Vlorës evropiane”, u shpreh ai.
Ndërkohë Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës për 8 vite, Shpëtim Gjika i ka dorëzuar mandatin kryetarit të sapozgjedhur Dritan Leli. Gjika i la lënë gjithashtu në zyrë Lelit një buqetë me lule dhe një pusullë ku i shpreh urimet e tij. “Urimet e mia më të mira për detyrën e re. Detyra juaj e re është një detyrë fisnike”, është shprehur Gjika.
Sigal