Vlorë, asgjësohen 473 bimë narkotike në 3 parcela

484
Sigal

Policia e Vlorës ka asgjësuar sot 3 parcela me 473 bimë narkotike. Mësohet se hashashi u kap në fshatin Beshisht, në afërsi të lumit Vjosë, në vendin e quajtur ‘Pylli me shelgje’.

Burime nga blutë ë qytetit bregdetar bënë me dije se droga ishte mbjell në një sipërfaqe toke të shpyllëzuar pa pronarë.

Sakaq, bëhet e ditur se lartësia e bimëve nartokitke arrinte nga 15 cm deri në 190 cm. Ndërkaq, policia po punon për identifikimin dhe vënien në pranga të poseduesve të lëndës narkotike.