Vlorë, asgjësohen 17 parcela me 2762 bimë narkotike

540
Në sajë të operacioneve antikanabis, policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi 17 parcela, ku ishin kultivuar 2762 bimë narkotike. Burime të policisë bënë të ditur se, bimët narkotike me lartësi deri në 130 cm, u zbuluan në fshatin Dushkarak, 20 km në lindje të qytetit.
Sipas policisë, 17 parcelat që ishin hapur posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike, ndodheshin në largësi nga fshati dhe në zona të thyera e të fshehura. U bë asgjësimi i bimëve narkotike përmes djegies, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ky është aksioni më i madh antikanabis i policisë së Vlorës, gjatë këtyre muajve. Ai pason atë të dy ditëve më parë në fshatrat Gorisht, Llakatund e Lapardha, ku u asgjësuan 917 bimë kanabisi.
Sigal