Vladimir MUÇA/ Shpresa

    407
    Sigal

    (Skicë)

    Nga dritarja e dhomës, këtë fillim shekulli, shikoj jashtë natën, me një qiell hënor mijëra yjesh. Shpresa! Shpresa!  Si fletët e zverdhura të një dorëshkrimi të vjetër, mbetur bodrumeve kështjellash mesjetare ditët e shkuara shfletohen, një nga një ndjekin njëra-tjetrën, vende-vende të patranskiptueshme, diku të padallueshme dhe vende-vende të qarta si ujët e burimeve, ku guralecët shndrisin mes salamandrave notuese. Çdo gjë mbetet pas, e bukur, e hidhur dhe e padëshirueshme,si ai shiu që mbush përrenj e lumenj e i derdh fushave të qershorit në ditën më të gëzueshme. Kujtimet e shpresat ndjekin njëra-tjetrën. Aty-këtu, fleta e zhubrosur e dorëshkrimit, shkruar me bojë qinglash, apo në të burgut papiruse qëndron e hapur, s’ do të mbyllet, ndonëse “dosjet” janë mbyllur me njëqind dryna, ajo fletëz qëndron e hapur, edhe pse diku e kapërcejnë si në ekranin e një laptopi.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf