Vjedhje skandaloze, përvetësohen me dokumente false 315 hektar tokë në bregdet.

    534
    Sigal

    Denoncimi është bërë nga Krimi Ekonomik, por Prokuroria mbyll çështjes me motivacionin: Është parashkruar! Toka diku ishte e mbuluar nga Deti Adriatik në Libofshë të Fierit.

     Një denoncim me abuzimin (tjetërsimin) e 315 hektarë tokë e mbrojtur në fshatin Hastrukas në komunën Libofshë të Fierit, është skandali i radhës që denoncohet publikisht dhe kërkohet hetim urgjent nga drejtësia. E denoncuar për këtë skandal është është ish-Zyra e Kthimi dhe Kompensimit të Pronave në Fier. Denoncuesit, që paraqesin dhe dokumente e shkresa zyrtare pohojnë se kjo sipërfaqe toke, deri në vitin 1970-80 ka qenë nën ujë pasi këtu shtrihej Deti Adriatik, i cili është tërhequr pas nga nga aluvionet e ndodhura dhe ka lënë pas këtë sipërfaqe toke. Personat e kësaj familje (përfituesit padrejtësisht, sipas denoncimit), duke e ditur këtë fakt, bënë dokumente false se, gjoja, në vitin 1945, babait të tyre, këtë sipërfaqe toke ja kishte sekuestruar shteti, por pa e vërtetuar këtë me ndonjë dokument sekuestrimi apo dokument hipotekor. Por, bënë një vërtetim fakti në gjykatë të Fierit dhe njohën këtë sipërfaqe. Sipas denoncimit, në këtë abuzim janë përfshirë institucione si ish-Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier. Edhe pse Prokuroria e Fierit ka qenë në dijeni të këtij fakti, pasi, Zyra e Krimit Ekonomik pranë Drejtorisë së Policisë Fier i ka dërguar disa muaj më parë dosjen e plotë të këtij abuzimi dhe vjedhje të pronës publike. Por, (sipas denoncimit) , Prokuroria e ka mbyllur me arsyetimin l se: Nuk mund të nisin hetimet sepse vepra penale është parashkruar. Sipas kësaj logjike, hajduti duhet ta gëzoj pronën e vjedhur. Denoncuesi ofron si dokumente vendimin Gjykatës së Fierit që u ka njohur pronësinë prej 315 ha ish-det disa pronarëve, vendimin e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Fier, urdhrin e ish-Drejtorit të atëhershëm të Agjencisë së Kthimit të Pronave, Z, Ervis Cefa, qe e ka rikthyer këtë vendim për rishqyrtim në Zyrën e KK Pronave Fier për shkelje, hartat topografike ku duket qartë që kjo sipërfaqe në vitin 1945 ka qenë nën ujë pasi aty shtrihet Deti Adriatik. Si dhe vendimin e Prokurorisë për mos fillimin e Hetimeve, sepse vepra penale është parashkruar… Gazeta “Telegraf”, konform detyrimit për të informuar publikun dhe etikës profesionale, publikon sot denoncimin dhe dokumentet e afruara, duke qenë e hapur në ditët në vazhdim dhe për palën e kontestuar…

    DENONCIM

    Denoncues: ********, lindur dhe banues ne ****

    Drejtuar: Zyrës Antikorrupsion pranë Kryeministrit Sali Berisha

    Unë ********** me anë të këtij denoncimi drejtuar Avokaturës së Shtetit kam për qëllim të vë dijeni institucionit tuaj disa shkelje të ligjit fillimisht nga Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, dhe më pas nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë. Në vitin 2000 shtetasit T.,Th., N. dhe P. Z., janë drejtuar gjykatës së rrethit gjyqësore Fier me kërkesën për vërtetimin gjyqësor të faktit, dhe rivendosjen në afatë për t’ju drejtuar Zyrës Kthimit dhe kompensimit të Pronave Fier, për paraqitjen e dokumentacionit lidhur me kthimin e Kompesimin e Pronës. Personat e lartëpërmendur janë drejtuar gjykatës për të vërtetuar gjyqësisht se i ndjeri babai i tyre Miti Zhezh, ka pasur deri në vitin 1945 një sipërfaqe toke prej 315 ha në fshatin Haturkas komuna Libofshë Fier. Por, meqenëse nuk kishin asnjë dokument provues (akt sekuestrimi opo dokument tjetër që vërtetonte pronësinë) Shtetasit e lartpërmendur ju drejtuan gjykatës rrethit Fier për të vërtetuar se babai i tyre Miti Zhezhi ka qenë pronarë i një sipërfaqe prej 315 ha.

    Përpara gjykatës si prova këta shtetas kanë paraqitur disa formularë te kryeplaku i fshatit Libofshë dhe dëshmitarë të rremë pasi mosha e tyre nuk përputhet me kohën e sekuestrimit pra, dëshmitarët ishin të gjithë të lindur pas vitit 1945 dhe nuk kanë si të vërtetojnë këtë fakt. Megjithatë, gjykata vendos pranimin e kërkesës për njohjen pronar Miti Zhezhi të një sipërfaqe prej 315 ha ndodhur në fshatin Hasturkas komuna libofshë Fier. Më pas këta shtetas i drejtohen Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit Pronave Fier, dhe me vendimin nr.84, datë 6.9.2000, kjo Zyrë i njehë trashgimtarvë të Miti Zhezhit, përkatësisht: T.,Th., N. dhe P. Z., sipërfaqen prej 315 ha dhe u kthen fizikisht 100 ha. Këta shtetas sipërfaqen e kthyer prej 100 ha nuk mund ta regjistronin pasi, vendimin e Zyrës Rajonale të Kthimit të Pronave Fier, me nr. 84, datë 6.9.2000, e ankimon Drejtoria e Shërbimit Pyjor Fier, me motivacionin se sipërfaqa e kthyer është nën juridiksionin e saj dhe është “Zonë e Mbrojtur” dhe Zyra e Kthimit Pronave Fier, ka dhënë këtë vendim në kundërshtim me ligjin. Të njëjtin mendim ka pasur edhe gjykata e rrethit Fier, duke pranuar kërkesën e Drejtorisë Shërbimit Pyjor Fier. Në vitin 2007 këta shtetas me kërkesë i drejtohen përsëri Zyrës Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, Objekti së cilës është: Rishikimi i vendimit nr.84 dhënë nga Komisioni i Pronave Fier datë, 6.9.2000, rikthimi i sipërfaqes prej 315 ha trashëgimtarëve të Miti Zhezhit. Zyra e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, në kundërshtim të hapur me ligjin 9235 datë 29.7.2004 për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës i ndryshuar, në kundërshtim me VKM nr. 747 datë, 9.11.2006, “Për procedurat e mbledhjes përpunimit dhe administrimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara gjatë procesit të njohjes, kthimit apo kompensimit të pronës” me vendimin nr. 249, date 22.2.2008 i kthen trashëgimtarëve të Miti Zhezhit, sipërfaqen prej 315 ha ndodhur në fshatin Hasturkas komuna Libofshë Fier. Këtë vendim e shfuqizon Drejtori i Agjencisë Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, me vendimin nr.491 datë 7.5.2008, me arsyetimin se është sipërfaqa prej 315 ha është “Park Kombëtar” dhe si rrjedhoj nuk mund të kthehet, duke e rikthyer dosjen përsëri në Zyrën Rajonale të Kthimit të Pronave Fier, për rishqyrtim duke përmbushur detyrimet e ligjit 9235 për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave si dhe akteve nën ligjore në fuqi. Zyra e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, pasi mori në shqyrtim dosjen e subjektit Zhezhi, doli me vendimin nr. 402, date 13.06.2008, duke mos njohur sipërfaqen e pretenduar me arsyetimin se: Kërkesa nuk legjitimohet pasi nuk plotëson kriteret e parashikuara në VKM nr.747, datë 9.11.2006,“Për procedurat e mbledhjes përpunimit dhe administrimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara gjatë procesit të njohjes, kthimit apo kompensimit të pronës”.

    Përsëri në vitin 2009 këta shtetas me kërkesë i drejtohen Zyrës Kthimi dhe Kompensimit të Pronave Fier, Objekti i kërkesës, përsëri kthimi i sipërfaqes pre 315 ha. Zyra e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, me vendimin nr.137, datë 18.3.2009, vendosi mosnjohjen e të drejtës së kthimit të pronës trashëgimtarëve të M. Z., duke arsyetuar se: Kërkesa nuk legjitimohet pasi nuk plotëson kriteret e parashikuara në VKM nr. 747, datë 9.11.2006,“Për procedurat e mbledhjes përpunimit dhe administrimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara gjatë procesit të njohjes, kthimit apo kompensimit të pronës”. Këtë mendim ka pasur edhe Drejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë Z.Ervis Cefa, me urdhërin nr.596/3, datë 1.6.2010 vendos të mos ushtrohet inisiativa për shqyrtimin kryesisht  të vendimit nr 137, datë 18.3.2009 i Zyrës Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier. Më pas këta shtetas në vitin 2012 i drejtohen gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, me objekt: Konstatimi si akt absolutisht i pavlefshëm i vendimit me nr.491, datë 7.5.2008 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, duke u vendosur anullimi i tij. Shfuqizimi i vendimit me nr.137, datë 18.3.2009 të Zyrës Rajonale të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Fier. Gjykata e Tiranës, në datë 27.5.2013 vendos pranimin e kërkesëpadisë, duke nxjerrë si absolutisht të pavlefshëm i vendimit me nr.491, datë 7.5.2008 të Agjencisë së Kthimit dhe Komnpesimit të Pronave, dhe të vendimit me nr.137, datë 18.3.2009 të Zyrës Rajonale të Komisionit të Kthimit dhe Komnpesimit të Pronave, Qarku Fier. Unë me anë të këtij denoncimi dua ti bëj me dije inctitucionit tuaj edhe një fakt tjetër por, që është edhe më i rëndësishmi lidhur me procedurën e njohjes së pronës nga trashëgimtarët e M. Z., përkatësisht T.,Th., N. dhe P. Z. Që në fillimet e tyre, pra në vitin 2000, këta shtetas kur janë drejtuar gjykatës se rrethit gjyqësor Fier, me kërkesën për vërtetimin gjyqësor të faktit, njohjen pronarë të një sipërfaqe prej 315 ha, kanë paraqitur dokumenta të falsifikuara përfshirë planvendojen ose hartat topografike, por edhe deshmitar të rremë. Sipërfaqa prej 315 ha ndodhur në fshatin Hasturkas komuna Libofshë Fier, ndodhet në anë të Detit Adriatik, kjo sipërfaqe toke aktualisht është e jo produktive, ranishte pak pyll dhe brenda në të ndodhet edhe një kënetë e vogël prej afro 100 ha.

    Subjekti kërkues: T. Z., si trashëgimtarë dhe i prokuruar nga trashëgimtarët e tjerë, ka falsifikuar gjithë dokumentacionin ligjor dhe hartografik, si fillim ato i ka dorëzuar në gjykatën e rrethit Fier në vitin 2000, duke e futur gjykatën në drejtim të gabuar dhe si rrjedhojë të jap një vendim të gabuar lidhur me pranimin e kërkesën për njohjen pronare të tyre, sigurisht ky falsifikim ka vazhduar zinxhir më pas nëpër Zyra e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier dhe Tiranë. Sipërfaqja e pretenduar si pronë e vjetër dhe e sekuestruar nga shteti ne vitin 1945, është një mashtrim i madh pasi, kjo sipërfaqe toke nuk ka ekzistuar, sepse ka qenë Deti Adriatik, i cili është tërhequr pas në vitet 1960, si pasoj e ndryshimit te rrjedhës se Lumit Seman, duke krijuar (aluvione) dhe ka lënë pas një sipërfaqe te konsiterueshme toke që sot është e gjitha inproduktive dhe një pjesë është e pullëzuar. Personat e lartëpërmendur, duke e ditur këtë fakt pasi, kanë qenë banore të zonës falsifikuan hartat topografike dhe dokumente të tjerë me qëllimin e vetëm për të përvetësuar sipërfaqen e tokës prej 315 ha. Nëse do ti referohemi hartave të vitit 1937 me ato të sotmet duket qartë se sipërfaqja e përvetësuar nga lartëpërmendurit ka qenë Deti Adriatik. Është një aventurë dhe absurditet të pretendosh që kjo sipërfaqe toke para viteve 1944 apo 1945ka qenë pronë e babait të te lartëpërmendurve, aq çmenduri të thuash se këtë sipërfaqe ua ka sekuestruar shteti, dhe sikur të ishte kështu ku janë dokumentet e sekuestrimit ashtu si i kanë të gjithë ish-pronaret?.Pra vendimet nr. 84, datë 6.9.2000, dhe vendimi nr.249, date 22.2.2008, i Zyrës Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, janë dhënë në kundërshtim me ligjin, sepse nëse topografët e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, po të kishin zbatuar me rigorozitet kriteret e parashikuara në VKM nr.747, datë 9.11.2006,“Për procedurat e mbledhjes përpunimit dhe administrimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara gjatë procesit të njohjes, kthimit apo kompensimit të pronës” të kishin marë mundimin të verifikonin hartat e vjetra duke filluar nga 1937 më ato të sotmet, do të kishin konstatuar këtë mashtrim me tokat shtetërore.

    Unë kam konstatuar këtë mashtrim për përvetësimin e tokës Shtetërore me dokumente të falsifikuara nga të lartëpërmendurit, pasi unë disponoj disa dokumente dhe harta të para viteve 1945, ku duket qartë gjendja topografike. Pra i gjithë ky proces duke filluar nga viti 2000 dhe deri sot, ka qënë e bazuar në mashtrim dhe falsifikim të dokumentacionit ligjor dhe hartografik. Unë jam drejtuar më parë edhe Prokurorisë së Rrethit Fier, por Prokuroria e ka mbyllur këtë hetim me konkluzionin se: ka falsifikim dhe abuzim por, për këta shtetas nuk mund të marrim masa sepse, vepra penale është parashkruar, dhe sipas logjikës së Prokurorit meqenëse vepra penale është parashkruar këta falsifikatore ta gëzojnë pronën e përvetësuar në mënyrë të jashtëligjshme me falsifikime. Duke marrë shkasë nga të gjitha këto vendosa të drejtohem Avokaturës së Shtetit si institucioni që mbron interesat e shtetit nga abuzuesit, në këtë raste nga falsifikatoret që i kanë sjell shtetit një dëm të madh ekonomik.

     Denoncuesi

    (Emër, mbiemër)