Vjedhja e energjisë, 1 në pranga; 2 zyrtarë në procedim

439
Strukturat ligjzbatuese në Berat kanë vijuar operacionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike, duke kryer në orët e fundit një arrestim dhe një seri procedimesh. Sipas një njoftimi për shtyp, në pranga ka rënë shtetasi Elton Kallmi, pasi në biznesin e tij është konstatuar dëmtimi i valvulave të matësit të energjisë. Ndërkohë, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për dy punonjës të degës së OSHEE-së, të cilët kanë shpërdoruar detyrën.
Sigal