VIZAT AMERIKANE DHE BASHKIMI FAMILJAR

    5637
    Vizat turistike, sa pengon bashkimi familjar dhe kur refuzohen
    Ambasada amerikane shpjegon lidhjen mes aplikimit për të fituar statusin e rezidentit në SHBA dhe kërkesave për udhëtime të përkohshme
    Zyra konsullore e ambasadës amerikane ka shpjeguar lidhjen mes aplikimit për të fituar statusin e rezidentit në SHBA, nëpërmjet bashkimit familjar dhe kërkesave për viza turistike. Sipas konsullatës, “kur je në proces për peticion emigrimi nuk ka bazë për një refuzim automatik të një vize jo-emigruese”. Megjithatë, ambasada fton qytetarët shqiptarë që gjatë intervistës të tregohen bindës për kthimin e tyre në Shqipëri. 
    1 – Mbas 3 muajsh radhë pritje për intervistën për bashkim familjar me të fejuarin akoma asnjë përgjigje për datën. A të njofton NVC me email për shtyrje të afatit apo jo? Më 19 dhjetor më erdhi konfirmimi për të gjitha dokumentet që më kërkuan që janë të sakta dhe më njoftuan që tani je në radhë pritjeje për intervistë! Më 16 korrik bëj dy vjet që i kam mbyllur dokumentet.
    Zyra konsullore: “Pasi i fejuari yt dorëzon peticionin I-129F pranë USCIS në SHBA, USCIS-it mund t’i duhet rreth 5-7 muaj për ta miratuar, parashikuar që ju i keni dërguar të gjitha dokumentet e nevojshme në peticion. Menjëherë pasi miratohet peticioni nga USCIS, ai i kalon Qendrës Kombëtare të Vizave, e cila krijon çështjen në emrin tënd dhe na e dërgon neve në seksionin konsullor dosjen tuaj. Ne më pas ju kontaktojmë për të përgatitur dokumentacionin e nevojshëm. Kjo varet se sa shpejt e saktë i përgjigjeni kërkesës sonë – aq më shpejt caktimi i intervistës. Lexoni më shumë këtu: https://al.usembassy.gov/…/immigrant…/fiancee-visa-sq/”.
    2 – Doja të dija nëse aplikimi për vizë turistike në SHBA përbën problem për ne që kemi një familjar në SHBA dhe kemi bërë aplikimin për bashkim familjar? Cilat janë kriteret kryesore për një vizë turistike në çift?
    Zyra konsullore: “Kur je në proces për peticion emigrimi nuk ka bazë për një refuzim automatik të një vize jo-emigruese. Sigurohuni të përmendni që keni në proces një peticion emigrimi në formularin e aplikimit. Kini parasysh se për një vizë turistike barra e provës bie mbi aplikantin që të provojë se ai/ajo ka lidhje madhore me vendin e tij dhe ta bëjë atë te kthehet përsëri në vendin e tij”.
    3 – Vajza ime studion në një shkollë amerikane në Tiranë, por kjo shkollë nuk ofron program studimi për hight -school. Këtë vit ajo është në klasë të 8. Pas mbarimit të klasës së 8 duam ta çojmë në Amerikë në Nju-Jork, ku ndodhet halla e saj, e cila do të marrë përsipër përgjegjësinë për t’u kujdesur për vajzën. Ju lutem më orientoni si të nis këtë procedurë për të marrë vizë për të.
    Zyra konsullore: “Ambasada Amerikane ka hapur një qendër këshillimi falas për të gjithë ata studentë që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Amerikë. Dërgo një email në [email protected] për të caktuar një takim me këshilltaren që punon pranë Qendrës Informative të Arsimit Amerikan në Shqipëri. Ajo do të të kalojë në të gjitha hapat që nevojiten për të studiuar në Amerikë, që nga përzgjedhja e universitetit, aplikimi dhe viza studentore. http://educationusa.al/. Takohuni me këshilltaret e Qendrës Informative të Arsimit Amerikan në Shqipëri (EDUSA-UMB) https://www.facebook.com/EdUSA.Albania/ për më shumë informacion”.

    4 – Kam 5 muaj që kam dorëzuar letrat për intervistë dhe email më ka ardhur më 17 dhjetor 2017 që të gjitha dokumentet janë në rregull. Jam kategoria F1, bashkim familjar me prindërit. Edhe sa kohë do të duhet të pres?
    Zyra konsullore: “Kategoria F-1, fëmijë madhor mbi 21 vjeç i pamartuar i Qytetarit Amerikan. Në këtë kategori aktualisht koha e pritjes është përafërsisht 6 vjet, për muajin mars 2018 janë aktuale çështjet e dorëzuara përpara datës 22 mars 2011. Ju duhet te monitoroni buletinin e vizave për të parë kur rasti juaj do të bëhet aktual: https://travel.state.gov/…/visa-law0/visa-bulletin.html”.
    5 – Kemi bërë bashkim familjar prind-djalë i martuar. Sa zgjat bashkimi familjar? Kemi bërë 10 vjet dhe asgjë.
    Zyra konsullore: “Lutemi të na shkruani tek adresa [email protected], duke na shpjeguar rastin tuaj dhe të na jepni të dhënat, emrin e plotë dhe numrin e rastit”.
    6 – Sa shanse kam për të marr një vizë turistike për të takuar nusen në SHBA. Jemi në proces bashkimi, a ndikon në proces aplikimi për vizë turistike?
    Zyra konsullore: “Kur je në proces për peticion emigrimi nuk ka bazë për një refuzim automatik të një vize jo-emigruese. Sigurohuni të përmendni që keni në proces një peticion emigrimi në formularin e aplikimit. Kini parasysh se për një vizë turistike barra e provës bie mbi aplikantin që të provojë se ai/ajo ka lidhje madhore me vendin e tij dhe ta bëjë atë të kthehet përsëri”.
    7 – Çfarë kriteresh duhet të plotësosh për të marrë një vizë turistike?
    Zyra konsullore: “Vetëm oficeri konsullor që ju merr në intervistë pasi të ketë shqyrtuar çështjen tuaj dhe t’ju ketë intervistuar, ai do të marrë vendimin nëse gjendeni ose jo i kualifikueshëm. Gjithsesi, mbani parasysh që secili aplikant i vizës turistike duhet të tejkalojë prezumimin e qëllimit imigrues të aplikantit (https://travel.state.gov/…/visa…/visa-denials.html ), pra që të dëshmojë që nuk është një imigrant i mundshëm, dhe që ka lidhje të forta ekonomike e familjare me Shqipërinë dhe që do të kthehet në Shqipëri pas një qëndrimi të shkurtër në SHBA. Aty ku ne dalin në përfundimin që një person ka lidhje të forta (punë, sociale, lidhje të tjera ekonomike, etj.), dhe që tejkalon prezumimin e qëllimit imigrues – të cilin ne jemi të detyruar me ligj që të prezumojmë çdo aplikant të kategorive jo-imigruese, atëherë ne jemi të lumtur dhe krenarë të lëshojmë këto viza, shpejt dhe me respekt. Për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj, gjithçka varet posaçërisht nga situata juaj. Cilat janë qëllimet tuaja në SHBA? Sa kohë keni ndërmend të qëndroni? A do të punoni në SHBA? A keni lidhje të forta në Shqipëri dhe a keni në plan të ktheheni? Ju duhet të siguroheni që t’ia bëni vetes tuaj me ndershmëri këto pyetje (përpara se ju të aplikoni për vizë) dhe pastaj t’u përgjigjeni me sinqeritet gjatë intervistës tuaj, nëse ju aplikoni. Këshilla jonë më e mirë mbetet që të tregoheni të sinqertë dhe të vërtetë përpara oficerit konsullor rreth qëllimeve dhe kualifikimeve tuaja në sportelin e intervistës. Personat që duan të aplikojnë ta dinë që nuk na duhen të shikojmë gjithë ato dokumente – unë dua të bëj një bashkëbisedim me aplikantin e vizës në sportel, pa dokumente”.
    8 – Kam mbi 2 muaj që kam dorëzuar pasaportën në ambasadë sipas kërkesës suaj, por nuk kam marrë asnjë lloj përgjigje.
    Zyra konsullore: “Përshëndetje! Do t’ju dërgojmë përgjigje në email. Faleminderit”.
    9 – Fillimisht ambasada duhet të dijë të japë një arsye konkrete për refuzimin e vizës, jo thjesht një “I am sorry and try again“, sepse pagesa nuk bëhet vetëm për këtë arsye dhe jo për të refuzuar vizën pa arsye kur plotëson kriteret ekonomike dhe u jep arsye të forta për lidhje në Shqipëri.
    Zyra konsullore: “Sipas Aktit të Imigracionit dhe Nënshtetësisë (AIN), neve na duhet të konsiderojmë çdo aplikant vizash jo-imigruese si një person që synon imigracionin në Shtetet e Bashkuara, pra si një imigrant të mundshëm, përveç rastit kur ata provojnë që nuk janë të tillë. Kjo është një pengesë ligjore e domosdoshme, tepër strikte, që duhet tejkaluar. Neve na duhet të shqyrtojmë çdo çështje për vizë individualisht. E thënë ndryshe, çdo person duhet të dëshmojë që ai ose ajo i plotëson kërkesat për kualifikim për kategorinë e vizës dhe të ketë lidhje të forta me një rezidencë jashtë Shteteve të Bashkuara. Për shkak se secili person ka rrethanat e tij unike, ne nuk vijmë dot në të njëjtin konkluzion për çdo individ”.
    Sigal