Vitore Stefa Leka/ Shëtitje Mbrëmjeje!

    355
    Sigal

    E vetmuar 

    Eci bregut detit..
    Eci në rërën e lagur
    Eci dhe muzgu gjithçka ka mbuluar
    Eci dhe këmbët më ngjasojnë
    me ato muzgjet që mezi shqiten,
    prej kraharorit të mbrëmjes
    Eci..
    pranë meje njerëz,
    që kurrë s’arrita t’i kuptoj
    Larg meje njerëz
    Që kurrë s’arrita t’i takoj

    Mesdhe!
    Mesdhe
    vend hyjnor
    Në gjirin tënd dikur
    U dashuruan dashuritë..
    Mesdhe
    në gjirin tënd
    Dikur, u çmendën perënditë.

    Mall!
    Ku je?
    ka kohë, shumë kohë
    Që sytë e tu më s’i shoh
    Shpresat u tretën
    Ëndrrat u thinjën
    S’arrij më t’i njoh!

    Bota ime!
    Një copëz mikroskopike
    Prej qiellit të dashurisë
    Një centimetër
    Prej tokës së lumturisë
    Mijëra masa ajrore
    Të dehura me ëndërrime
    Ja bota ime!