Vitore Sallaku:Si i gjeta eshtrat e babait pas 50 vjetësh

1107
Sigal

INTERVISTA/ Flet “Mjeshtre e madhe” Vitore Sallaku: Babai im kundërshtoi Enver Hoxhën në Konferencën e Pezës

Gjithkush që do ta lexojë do ti duket si një ëndërr. Pikërisht Vitore Sallaku një figurë aq e madhe e Cirkut shqiptar i ka gjetur eshtrat e babait pas 50 vjetësh dhe pse i dinte se ku ishin që ën vitin 1976. Rrëfimi i saj është tronditës deri në pabesueshmëri.

 Ku ka studiuar dhe cila ka qenë veprimtaria e babait tuaj?

Im atë Lorenc Rasha,  ka qenë Profesor Dr. në linguistikë, ka qenë njohës i shumë gjuhëve të huaja, ku shtatë gjuhë i ka pasur me diplomë. Ai kishte kishte mbaruar studimet në  Fakultetin e Isbrukut në Austri, një nga fakultetet më të njohura dhe me shumë emër, pra për linguistikë. Ka qenë Drejtor i gjimnazit të Shkodrës dhe Drejtor i gjimnazit të Tiranës, tek  është sot gjimnazi “Qemal  Stafa”. Besoj nga vitit 1922. Babai im ishte nacionalit. Gjatë fillimit të luftës vazhdonte ende mësimin dhe në një moment shkon në Pezë, për të përfaqësuar nacionalistët. Ishte viti 1942, kur në Pezë do të zhvillohej Konferenca e Pezës. Pra ishte 16 shtator i 1942. Ende në Shqipëri ishin trupat fashiste të Duçes. Në këtë Konferencë babai ka mbajtur nj fjalim që u mirëprit nga shumë njerëz. Madje mund të them se pas fjalimit atë e pritën ën mënyrë të shkëlqyer shumë pezakë të cilët i shkuan mbrapa dhe  e pyesnin për shumë gjëra.

 Po Enveri e përkrahu fjalimin e babait tuaj?

Kurrsesi jo. Unë se di çfarë tha babai fjalë për fjalë, por fjala e tij ishte krejt ndryshe nga e Enverit. Ai kishte të tjera pikëpamje nacionaliste. Fjala e tij e çoroditi Enverin, i cili as nuk e takoi. Por ajo që si ka ardhur më shumë për shtat Enverit ishte se babai fitoi simpatinë e shumë  e pjesëmarrësve, sidomos të pezakëve. Këtu filloi mëria e Enverit me babanë tim. Enveri si duket e kishte ndarë mendjen që me babanë tim do shpallte luftë. Më vonë ne kemi lexuar në librin e tij “Gjithmonë vigjilentë” volumi i parë, ku Enveri shkruante se pse ma lini të livadhisë i lirë në rrugët e Pezës, atë kundërshtarin tonë. Në atë kohë duke parë reagimin e Enver Hoxhës babë Myslimi i kishte thënë Enverit, mos ma ngisni doktorin, se është miku im. Babait, kudo që e njihnin i thërrisnin doktor. Për disa kohë Enveri u tërhoq nga komentet, por më vonë e arrestoi në Tiranë  në vitin 1944 dhe duke e cilësuar tradhëtar të ideve të tij dhe e çoi në Paraspur, në një fshat të thellë, në rrëzë të Dajtit. Aty e pushkatoi. Një fshat i vogël me njerëz të mirë. Duhet thënë se shumë ndihma që vinin në Shqipëri ku babain e merrnin si përkthyes, ai ndërhynte dhe ua çonte pikërisht fshatarëve të këtyre zonave të thella të rrëzës së Dajtit. Kishte lidhje me ato fshatra me kryepleqtë e tyre, ku gjithmonë donte të ishte pranë njerëzve të varfër. Kur skuadra e pushkatimit e nxori në një grykë për ta pushkatuar të gjithë fshatarët i thanë komandantit të skuadrës, mos e bëni këtë akt, pasi doktori na ka ndihmuar shumë. Ne duam ta dimë përse e pushkatoni. Ai në ditët më të vështira na është gjendur afër. Por ata si morën parasysh këto fjalë, madje u thanë ikni se do t’ju pushkatojmë edhe ju. Fshatarët u larguan dhe ata pas pak e pushkatuan duke i marrë dhe këpucët. E lanë aty vetëm me të brendshmet. As e varrosën, e lanë aty …..

 Kush e varrosi?

Kur u err, njëri prej fshatarëve  që babai e kishte ndihmuar dikur, e mori dhe e varrosi në oborrin e vetë, në rrënjët e një ulliri, që ta mbante mend. Ai e mori tinëz që të mos e shihte njeri, pasi atë kohë spiunët ishin sheshit.

Ju lajmëroi fshatari?

Jo. Kujt ja mbante atë kohë të vinte dhe të të thoshte. Athere çdo gjë ishte me jetë, kushtonte shtrenjtë. Përse e pushkatuan babanë tim? Askush se di. Edhe fshatari i gjorë kishte frikë të na thoshte. Pra babai ishte pushkatuar ne s’dinim asgjë. Askush nuk na thoshte. Ne ku nuk na shkonte mendja. Muaj të tërë të shtëpisë rrinin pa gjumë në pritje të babait. Rrinin me sytë nga rruga duke vënë ballin në xhamat e dritareve. E prisnin në heshtje dhe mes lotësh. Tresnin lotët në heshtjen tonë. Flisnin me sy me njeri tjetrin. Ku nuk u shkonte mendja, po kurrë se mund ta kishin pushkatuar. Unë ahere isha dy vjeç. Të gjitha këto më vonë mi tregonte nëna.

 Po pas çlirimit dhe vendosjen e diktaturës komuniste si ju trajtuan?

Dua të them të vërtetën. Nuk më kanë trajtuar keq, pse të gënjej. Si duket u quajt çështje e mbyllur, përderisa kishte vetëm heshtje. Unë që në vogëli u mora me cirk, pra si akrobate. E kisha shumë qef që kur isha 2 vjeç dhe bëja ushtrime që siç më thotë nëna kisha tërhequr vëmendjen dhe të tim ati, Lorencit. Ai madje kishte thënë që këtë vajzë do ta çoj në Austri të studioj për akrobaci.

 Po më vonë nuk ju erdhi ndonjë haber?

Po. Unë që në 7 vjeç u futa me cirkun e Tiranës. Ne me cirkun shkonim kudo në fshatra dhe në qytete që jepnim shfaqje. Një ditë shkuam në Petrelë. Isha shumë e vogël. Pas disa minutash vjen radha që të dilja unë në skenë. Prezantuesja më prezanton para publikut. Sa dëgjoi emrin tim një fshatar i afrohet përgjegjësit tonë dhe i thotë kur të mbarojë Vitorja të lutem thuaji se dua ti them diçka. Më duket se ishte viti 1956. Në shumë shfaqje mua më kërkonin shumë njerëz të më takonin sepse thoshin kjo s’ka kocka dhe donin të më preknin. Ndaj kur më thanë të takoja atë fshatarin, të njëjtën gjë mendova. Por kur shkova pashë nj njeri  krejt ndryshe. Një njeri serioz dhe me veshje kombëtare. Duke më parë në sy, ai gati në të lotuar, më thotë me zë të dredhur, ju jeni goca e doktorit të keqen baba? Po, i thashë unë. Hajde pak më tutje se do të thotë  baba një gjë, por që kurë nuk do t’ia thuash njeriu. Pra të mbetet sekret mes ne të dyve U afrova por dhe u tremba. Ku dija unë çfarë ishte sekreti? Dëgjo bija ime, babanë tënd e ka varrosur baba këtu në rrënjët e ullirit, brenda shtëpisë së vet. Unë banoj në Paraspur, një fshat në rrëzë të Dajtit në perëndim të tij. Pra e kam unë por ti mos fol sepse sot është me zarar. Por do vijë nj ditë që çdo gjë do vejë në vendin e vet dhe ti duhet ti dish që ti marrësh. Por tani mbylle gojën dhe mos i thuaj askujt çfarë të thashë. Kaq tha dhe iku ashtu i kërrusur duke lotuar. Unë për disa minuta shtanga. S’dija ç’të bëja. Isha e vogël për të mbajtur një peshë të madhe. Isha e vogël për të mbajtur sekrete. Si në film më doli përpara figura e babait. Doja të bërtisja, të thërrisja, të vrapoja për të marrë eshtrat. Doja ta ndiqja pas atë burrë zemër mirë. Por, ah…fjala  e tij më mbajti në vend. Atë ditë se di si vajta në shtëpi. Në darkë nuk hëngra bukë, sa u bëri përshtypje të gjithëve.

 Nuk ja the askujt këtë lajm?

Askujt. Se di pse, por doja të mbaja fjalën që më tha burri, që mos ja thuaj askujt. Atë natë dhe disa të tjera nuk fjeta gjumë. Hija e babait më ndiqte kudo. Pra tashmë unë ecja me nj sekret të madh me vete.

 Kur i more eshtrat e babait?

Në vitin 1994 kur filluan njerëzit të kërkonin njerëzit  e vet. Pra Shoqata e të persekutuarve mori përsipër të shkonim të gjenim dhe varrin e babait tim. Shkojmë tek shtëpia e atij të moshuarit që më kishte lënë amanetin. Plaku që më kishte thënë të vërtetën kishte vdekur. Tek dera e shtëpisë na del njëri nga djemtë. Unë i them se përse kemi ardhur duke ju prezantuar. Ai për një moment ndalon dhe na thotë. Babai në kohën që po jepte shpirt na mbledh en tre djemtë dhe na thotë: Dëgjoni çuna, unë jam  duke vdekur dhe në filan vend është varri i doktorit. Do vijë nj ditë që të familjes do e kërkojnë dhe ju duhet tja jepni eshtrat. Mua sdo më dalë shpirti deri sa të mbarohet ky amanet”. Ndaj unë dua ta hap vetë varrin që babai të jap shpirt dhe shkon dhe hap varrin. Kur e hap varrin nuk gjeti gjë. Të nesërmen ne do shkonim prap. Të nesërmen kur shkuam fshatari na tregoi, se i lodhur shkoi dhe u ul në karrige. Ashtu të lodhur e zë pak gjumi. Në këtë moment i del në ëndërr i jati i cili i thotë: Dëgjo biri im.  Aty ku ke hedhur dhenë, aty është varri i doktorit. U ngrita menjëherë dhe gërmova dhe e gjeta. Mandej na tha, pikërisht atë moment dha shpirt babai im. Atë moment ai vdiq për mua, pasi s’jepte shpirt pa çuar në fund një amanet. Shpirti i njerëzve të tillë jeton deri në momentin që gjendet e vërteta, çohet në fund amaneti. Sot me gjetjen e eshtrave të doktorit kemi varrosur dhe babanë tonë dhe lotoi. Ishte njeri fisnik. Mbushur me mirësi. Njeri me vlera humane. Ne morëm eshtrat dhe i varrosëm në Sharrë.

 A është vlerësuar mbas vdekjes babai juaj?

Po. Ai ka marrë vlerësimin e madh “Nderi i Kombit”. Këtë dekoratë ja dha ish Presidenti Topi.

 Ke pasur rast që të kanë dhënë ndëshkim për babanë?

Po, disa herë. Njëherë mbaj mend që isha veshur me kostumin e shfaqjes ku do jepnim shfaqje në Komitetin Qendror për vitin e Ri. Në momentin që do dilja unë vjen Zëvendësministri i Arsimit  dhe më thotë: Vitore vishu se sot nuk do marrësh pjesë në shfaqje. U stepa. Se besoja. E pashë ën sy e trembur. Atë ditë  do të vinte Enver Hoxha. Por deri ahere unë kisha dhënë shfaqje 100 herë. Por si  duket zëvendësministri për ti dalë çdo të keqeje para mendoi të më largonte nga shfaqja jo se kishte ndonjë udhëzim. Ishte viti 1976.

 Enver Hoxha personalisht ju ka persekutuar?

Të jem e sinqertë, jo. Por çdo më bënte më? Nga ana tjetër dua të them se sa herë që na ka ndeshur rrugës kur ecte me makinë dhe unë  isha me Skënderin na përshëndeste me dorë. Madje disa herë. Këtë përshëndetje ai e bënte bisedë dhe në shtëpi dhe ne na e thoshte një kushërira e vetë që na njihte mirë.  Në atë kohë unë kam shkuar e para akrobate në Moskë për specializim. Më vonë kam shkuar dhe në Kinë po për specializim.

 Po Ramiz Alia a të ka ndihmuar?

Unë kam filluar punë me urdhër të Ramiz Alisë. Në fillim që e vogël isha në estradë, sepse aty bëheshin numra cirku. Në estradën e Tiranës ndenja dy vjet pa rrogë. Nuk më hiqnin sepse s’kishte kush të më zëvendësonte isha absolute. Ahere duke parë se nuk më paguanin më merr Telat Agolli për dore dhe më çon në Komitetin Qendror. Më futi tek Ramiz Alia që përgjigjej për artin dhe kulturën. Me njohjet e tij Telati më dërgoi të vetme tek zyra e Ramiz Alisë. Kur u futa Ramiz Alia u habit. Po ti moj vajzë e vogël kush të solli këtu më thotë me dashamirësi?  E kujt je ti? Unë ula kokën dhe i thashë jam vajza e doktor Lorenc Rashës. Po përse keni ardhur këtu? Erdha pasi kam dy vjet pa punë dhe nuk marr rogë tek Estrada e Tiranës. Tundi kokën dhe pa më thënë asnjë fjalë më përcolli tek dera. Suksese, kaq më tha. Ika dhe sa vë këmbën në Estradë më thërret Shefja e Kuadrit. Sot do marrësh dy rroga më thotë dhe këtej e tutje do paguhesh rregullisht sepse tashmë je profesioniste. Më vonë mora vesh se Ramizi ka qenë nxënës i babait tim.