Viti i ri akademik, Malaj: Po luftohet korrupsioni në sistemin universitar

    406
    Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka qenë sot e pranishme në universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, me rastin e nisjes së vitit të ri akademik 2015-2016. Malaj e ka quajtur këtë një vit të rëndësishëm, pasi sipas saj, është viti i parë pas miratimit të ligjit për Arsimin e Lartë. “Ndodhemi në një vit të rëndësishëm, pasi gjendemi në vitin e parë pas miratimin të ligjit për Arsimin e Lartë. Jemi në një moment ku më shumë se kurrë po luftohet sistemi korruptiv në çdo shfaqje të tij në sistemin universitar”, ka thënë ajo para studentëve. Ndërkohë, e ndodhur në Fakultetin Ekonomik, Malaj është ndalur edhe tek lufta ndaj informalitetit. “Çdokush, por mbi të gjitha ju studentë të Ekonomikut duhet të kuptoni rëndësinë e kuptonit tatimor. Raporti i shërbimit me ofertë kërkesën duhet të jetë i dokumentuar dhe tatuar për t’i dhënë fund informalitetit”, ka deklaruar zv/ministrja.
    Sigal