Visar Zhiti: Papa Françesku me duart e Tij bëri shqiponjën shqiptare, natyrshëm dhe shenjtërisht

729
Sigal

Poeti dhe diplomati Visar Zhiti kujton një takim me Shenjtërinë e tij Papa Françeskun. Zhiti shkruan si më poshtë:

“Papa Françesku i qeshur, me kaq shumë dritë në sy, me duart e Tij bëri shqiponjën shqiptare, natyrshëm dhe shenjtërisht, kështu na duket neve, që e duam.

Ishte në një takim ndërkombëtar rinor. Ndërkaq kujtojmë porosinë që la gjatë vizitës në Shqipëri: “…mos harroni foletë dhe plagët…”. Kur shqiponjën tonë e bën me duar dhe Shenjtëria e Tij, lideri më i madh moral i botës sot, misionari i paqes së popujve, atëherë ne besojmë ende më shumë, se ai gjest është dhe i bukur, domethënës, shenjë identiteti po se po, miqësor dhe paqësor, në fund të fundit dhe mirënjohjeje Qiellit të Vendit tonë…”, shkruan Zhiti,