Viron KONA/ Shi gjethesh

    313
    Sigal

    -Si dole sot?

    -Ç`ka, s`duhet të qahem!

    -Të paska ecur, hë?

    Tjetri kthehu prapa strehën e kapelës  dhe bëri buzën në gaz:

    -Kështu e ka tregu, sot fitoj unë diçka, nesër fiton ti…

    Ai që pyeti foli përsëri, por kësaj here me ton ankues:

    -Në zonën tonë jemi shtuar shumë. Sot erdhën edhe tre – katër djem të rritur, kështu që s`mbeten fare klientë për ne që jemi të vegjël.

    -Edhe nga ne erdhën disa, por as dy – tri orë s`arritën të shisnin se i përzuri me shkelma Kapoja ynë. “- Po ju pashë të shisni më përpara lokaleve të  zonës sime, do t`jua marrë mallin dhe të gjitha paratë, – i paralajmëroi ai. Që atë ditë, ata nuk janë dukur më.

    Tjetri e dëgjonte i menduar.

    -E keni të egër Kapon?