VIDEO+FOTO/ Vrau avokatin grek për 3 mijë euro, momenti i arrestimit të shqiptarit

456
Sigal

Gati një muaj pas vrasjes së avokatit grek Michalis Zafiropoulos, pranë zyrës së tij në një zonë të frekuentuar në Athinë, policia ka dhënë detaje të reja për ngjarjen. Një 32-vjeçar shqiptar, dyshohet si autori i vrasjes së avokatit të njohur më 12 tetor.

Para policisë ai ka deklaruar se: “Unë nuk doja ta vrisja avokatin Mihal Zafiropoulos, doja vetëm ta trembja”.


Mediat greke ditën e sotme kanë publikuar videon e arrestimit të shqiptarit, i cili ka theksuar se është porositur dhe paguar në vlerën e 3000 eurove për këtë rast.

Në materialin e pulbikuar dëgjohen zërat e policëve që thërrasin “Policia, policia! Ndal Policia, mbaji duart mbi timon. Mos lëviz policia. Mos lëviz mbaji duart mbi timon”, duke u kërkuar shqiptarit të ndalojë makinën.

Dy ditë më parë “BalkanWeb” raportoi se shqiptarët e marrë në pyetje për ngjarjen janë Albert Bako, Olti Dulçe dhe një tjetër me emrin Klodian.

Po djeu raportua se autori i vrasjes është një 32-vjeçar i arratisur nga burgu i Kasandrës. Ai kishte ikur me leje nga burgu por nuk ishte kthyer më, duke kryer edhe krimin. Ndërkaq thuhet se urdhri për vrasjen e avokatit greke ishte dhënë nga burgu i Koridhalosë.