VIDEO+FOTO/ Vazhdon protesta në Rrugën e Kombit, qytetarët fjalime kundër Ramës. Ja situata

723
Pasi kanë thyer policinë, kanë shkatërruar ‘doganën e re’ të vendosur nga qeveria qytetarët e Kukësit, Hasit, Tropojës dhe ata të ardhur nga Kosova kanë mbajtur fjalime kundër qeverisë.
‘Taksa është izolim për ne’, ka thënë një prej banorëve.
‘Ne jena zona më e varfër në Shqipëri, kjo qeveri na ka heqë ndihmën ekonomike, na kanë dhënë pensione qesharake’, ka thënë një nga protestuesit.
‘Kjo protestë do të vazhdojë deri në zgjidhjen përfundimtare. Edi Rama duhet të vijë këtu, duhet të zgjidhë hallet e popullit të veriut. Të largohet Edi Rama’, ka thënë një tjetër protestës.
Sipas protestuesve, protesta e tyre do të vazhdojë deri në zgjidhjen përfundimtare.
 
Sigal