VIDEO/ Zbulohet tuneli i drogës, shtrihej nga Arizona në Meksikë

726
Sigal

Autoritetet amerikane kanë gjetur një tunel sekret droge që shtrihet nga shteti i Arizonës në Meksikë.

Tuneli 180 metra ndodhej në bodrumin e një fast food-i të vjetër në San Luis dhe kalonte nën kufi duke të çuar në një shtëpi në San Luis Rio Colorado.

Zbulimi u bë nga autoritetet javën e kaluar dhe është arrestuar pronari i ndërtesës në Arizona, Ivan Lopez.

Gjatë një kontrolli, qentë e policisë udhëheqën oficerët në rimorkion e kamionit të Lopez ku u vunë re disa kuti dhe brenda tyre u gjetën 168 kg lëndë narkotike duke përfshirë 118 kilogramë metamfetaminë, 6 gr kokainë, 3 kg fentanil, 13 kg heroinë të bardhë dhe 6 kg heroinë ngjyrë kafe.

Lënda narkotike kishte një vlerë rreth 1 milionë dollarë.

Lopez u pa atë ditë duke dalë nga ndërtesa e tij me kutitë e veglave, ku fshihte drogën.

Agjentët kontrolluan shtëpinë e Lopez dhe fastfood-in e tij të vjetër kur zbuluan hyrjen e tunelit në kuzhinën e KFC-s.

Kalimi ishte 22 metra i thellë, 5 metra i lartë dhe 3 metra i gjerë dhe të dërgonte në një derë poshtë një krevat në një shtëpi në Meksikë, thanë zyrtarët amerikanë.

Droga besohet të jetë tërhequr përmes tunelit me litar.