VIDEO/Tërmetit i mbytet Tepelena me 10 minuta shi

    357

    Kanë mjaftuar dhjetë minuta shi dhe Tepelena është përmbytur. Ky fenomen ka ndodhur mu në qendër të qytetit ku zor se beson kush që të mbytet një qytet si Tepelena që është i ndërtuar në pjerrësi.

    Punët publike që ka ndërmarrë Bashkia dhe Tërmet Peci, dhanë frytet e tyre së bashku me Rilindjen e famshme Urbane në qendër të qytetit pasi ujërat shtegëtonin nga Spitali dhe përfundonin tek sheshi përballë Bashkisë si për të përshëndetur Tërmetin për gjëmën që i shkaktoi me investimet e kryera.

    Punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve as që u dukën gjatë dhe pas rrebeshit të rënë për të “dëbuar” ujërat e shiut që “lundronin” mbi pusetat pa tombino.

    Investimet e Tërmet Pecit në Tepelenë, me 10 minuta shi, i nxorrën bojën, ndërkohë që kryeministri Rama, kryebashkiakun e Tepelenës, e ka shembull përfaqësimi sesi duhet të jenë kryebashkiakët në Shqipëri.