VIDEO- Policia rrugore në aksion tek selia e Partisë Socialiste

567
Sigal

Policia rrugore është lëshuar në aksion për të ndaluar dhe
arrestuar sa më shumë shoferë që janë në gjendje të dehur, apo nuk respektojnë
rregullat. Por ajo që bie në sy këtë herë nuk është fakti se janë gjobitur 134
shoferë për rripin e sigurimit dhe për të tjera akuza.

Gjatë
24 orëve të fundit janë ndëshkuar 134 qytetarë për mos vendosje të rripit të
sigurimit.

Vetëm
në Tiranë janë 34 qytetarë të ndëshkuar me masë administrative për mos vendosje
të rripit të sigurimit.

Gjithashtu
janë vendosur për shkelje të ndryshme edhe 1010 masa administrative. Janë
arrestuar 2 drejtues mjeti të pa pajisur me Leje Drejtimi dhe 2 drejtues mjeti
ne gjendje te dehur.

Janë
pezulluar gjithsej 33 Leje Drejtimi, nga këto 6 për alkool, 15 për shpejtësi
dhe 12 për shkelje të ndryshme. Janë vendosur 59 masa për mos vendosje të
kaskës mbrojtëse,

 54
masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 223 masa
administrative per shpejtësi.

Si dhe
pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.