VIDEO/ Policia prish garën me makina në Gjilan, thirrja që bërë fshehurazi me Fb

589
Dy persona janë shoqëruar në stacion policor nën dyshimet se kanë prishur rendin dhe qetësinë në Gjilan.
Policia e Kosovës është dashur të ndërhyjë në orët e mbrëmjes së të dielës pas një grumbullimi të të rinjve në Gjilan për të cilët dyshohet se kanë tentuar të bëjnë gara me makina.
KALLXO.com ka siguruar një video ku shihen disa zyrtarë policorë duke shpërndarë një turmë të rinjsh që ishin mbledhur në parkingun e një pompe karburantesh në periferi të Gjilanit, në rrugën për Bujanoc.
Të rinj nga disa qytete, anëtarë të një grupi në Facebook që mbledh pasionantët e makinave ishin mbledhur në këtë vend me makina.
Më pas ata janë shpërndarë nga policia ku ishte shkaktuar një tollovi, siç shihet në video.
Ismet Hashani, Zëdhënës i Policisë së Kosovës, tha për KALLXO.com se dy persona janë dërguar në stacionin policor dhe ndaj tyre është nisur rast penal.
“Policia e Kosovës janë njoftuar që në një pompë të benzinës, në dalje të Gjilanit janë mbledhur një numër i konsiderueshëm i njerëzve me vetura, që besohet se kanë bërë gara. Ka pasur ankesa që aty kanë hedhë edhe mjete piroteknike. Dy persona janë sjellë në stacion policor, ndaj tyre është inicuar rasti “Prishje e Rendit dhe Qetësisë Publike” dhe “Dëmtim Prone”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21”, tha Hashani.
Sigal