VIDEO/ Nis parada e LGBT në Tiranë, shmanget kalimi nga çadra e protestës

    353
    Aleanca LGBT dhe Pro LGBT, komuniteti i Lesbikeve, Gay, Biseksualëve dhe Transeksualëve kanë nisur sot rreth orës 1):00 paradën me biçikleta, pavarësisht se pak orë më vonë opozita ka njoftuar mbajtjen e një proteste në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
    Parada nisi nga Pallati i Kongreseve, ndërsa pjesëmarrësit do të pedalojnë në bulevard dhe do të kthehen majtas në rrugën Ismail Qemali, do të futen në zonën e ish-bllokut, Rruga Ibrahim Rugova dhe ashtu siç ishte parashikuar do të vazhdojnë përgjatë lumit të Lanës, do të kthehen tek ura në shkollën “Vasil Shanto” dhe do të vazhdojnë përsëri përgjatë Lanës.
    Më herët, aktivistët LGBTI kanë marrë garancinë direkte nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha se nga ana e mbështetësve të opozitës nuk do të ketë asnjë incident apo kërcënim për mbarëvajtjen e sigurt të këtij aktiviteti.
    Në këtë paradë do të marrin pjesë aktivistë LGBTI nga i gjithë rajoni, mbështetës, aktivistë dhe pjesëtarë të komunitetit LGBTI nga Shqipëria, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri. Policia ka marrë masa për sigurimin e paradës së komunitetit LGBT, duke shmangur kalimin para çadrës para kryeministrisë.