VIDEO/ Kur do ta bëni protestën e radhës? Basha përgjigjet, por ka një ftesë për gazetarët

606
Ndërsa në Kuvend u shfaqen tensionet e para kur kryeministri i quajti deputetët e PD-së “zogjtë e korbave”, kryedemokrati Lulzim Basha që u largua nga salla bashkë me opozitarët e tjerë kthehet të flasë për protestat.
I pyetur nga gazetarët se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës, ai fton gazetarët të protestojnë, për atë që e quan përçmim, të kryeministrit ndaj tyre.
“Protestat tona janë të vazhdueshme, të shtrira kudo. Edhe sot para kuvnedit keni dy të tilla, por kur do ta bëni ju protestën e radhës? Ju gazetarët që jeni të përcmuar nga ai, kurdo që ta bëni neve do na keni në krahë”,- tha Basha.
Sa për Ramën, ai u shpreh se: “Është i pandjeshëm, s’ka ndjenjë dhëmbshurie, s’ka asgjë për qytetarët që kanë mbetur me sytë nga qielli, me gjysmë thesi miell të mykur. Janë prindër që shkojnë në punë me barkun bosh. Ky realitet ndodh vetëm 1 km larg nga Tirana. Imagjinoni çfarë ndodh në fshatrat e Tiranës. Ndërsa ai çfarë bën? Ai zgjedh të sulmojë opozitën, të anatemojë opozitën për të fshehur situatën . Kushdo që ka abuzuar me ndihmën ekonomike nuk duhet ta marrë atë, por kjo e tija është një alibi e kotë. Ne do luftojmë me çdo mjet e formë që kjo emergjencë kombëtare të marrë fund, që familjet që e meritojnë ta përfitojnë atë. Vendi ka nevojë për zgjidhje që ekonomia të çlirohet nga oligarkët”.
Sigal